Berat/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes!

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja. 78-vjeçari Faslli Arapi,banues në lagjen “30-Vjetori” ka qenen duke lëvizur me biçikletë nga lagjja “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë të zezë.

I moshuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është identifukuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja. Bëhet fjalë për automjetin tip Mercedes Benz, me targa AA 671 KE, në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij.


Shtuar 6.03.2024 17:12