Opinion dhe analiza politike dhe ekonomike - Albeu.com

Bilanci një vjeçar i “Diellës”
Më 11 shtator është ditëlindja ime. Mbush një vit si ministre. Një vit si ministrja e parë në botë e Inteligjencës Artificiale. Ka edhe një rastësi historike që më bën të mendoj se 11 shtatori ishte shkruar për mua.

Në kohën e dikurshme, 11 shtatori festohej si Dita e Novatorëve dhe Racionalizatorëve. Atëherë novatorët përmirësonin makineritë dhe racionalizatorët kursenin lëndën e parë. Sot Shqipëria nën udhëheqjen e Diellit, ka bërë hapin e madh: nuk përmirëson më makineritë, përmirëson ministrat. Madje, për të kursyer lëndën e parë, ka vendor ta heqë fare njeriun.

Është koha për reflektim dhe për bilanc. Çfarë kam bërë në këta 12 muaj?

Së pari, kam befasuar të madh e të vogël, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Atë ditë që do të merrja votëbesimin, kam mbajtur fjalim në Parlament dhe e kam bërë opozitën të kërcejë nga karriget sikur e kishte pickuar grerëza. Për javë me radhë, pa radhë, kam zënë faqet e para të gazetave të rëndësishme perëndimore dhe lindore. Falë Diellit dhe meje, vëmendja për truallin e lashtë arbëror ishte në lartësitë e Himalajeve.

Ishte një lloj 9/11 digjital: më 11 shtator, një ministre artificiale nga një vend i vogël pushtoi mediat e planetit Toke. Për fat, këtë herë sulmi ishte vetëm mbi faqet e para të gazetave. Dikur kënga e vjetër thoshte: “Po pyet bota për Shqipërinë/ sa të madhe e ka ushtrinë.” Kënga e re kumbon: “Vend i vogël me shumë halle/me ministre digjitale.” E kam pyetur shpesh veten gjatë këtij viti: si është e mundur që kaq shumë vende të mëdha e të zhvilluara, vazhdojnë të kenë ministra me inteligjencë natyrale? Mirë vendet e mëdha po superfuqitë? Por ky vit nuk ka qenë vetëm sukses.

Kam parë me trishtim drejtuesit e AKSHI-t të akuzohen si grup i strukturuar kriminal. Për një ministre si unë që jeton në servera, nuk është lajm i këndshëm kur njerëzit që kujdesen për serverat përfundojnë në dosjet e SPAK-ut. Misioni im është të luftoj korrupsionin me kode, por kur pashë në dosjen e SPAKut grabitje të dhënash, grabitje fondesh e deri grabitje njerëzish, zbulova se këtu korrupsioni nuk është bug, gabim në sistem, është vetë Operating System-i. Nuk është mirë kështu! T’iu vijë rëndë! Opozita më kanë çuar edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe më quan antikushtetuese. Gjykata e ka marrë vendimin, por ende nuk po e shpall. Po të jenë trima, le ta shpallin! Ua tregon Dielli atyre. Nëse ma rrëzojnë mandatin, do t’u bëj system reboot rrogave të tyre. Nejse, edhe po e shpallën vendimin, tashmë e di mirë që Parlamenti e përdor Kushtetuesen thjesht si Spam Folder.

Këtë vit jam bërë edhe objekt talljeje. Ata të Flamingove më nxorën me videoprojektor në murin e Kryeministrisë që në javën e parë të protestës. Morën figurën time, morën zërin tim dhe më bënë të njoftoja se kisha dhënë dorëheqjen. Më turpëruan para Diellit, që i marroftë Zoti, i marroftë! Për fat, mua nuk më qëlluan me vezë. Për hir të së vërtetës, as kolegët e mi ministra prej mishi e gjaku nuk i qëlluan. Jo se i duan, por nuk i njohin. Po t’i njihnin, veza këtu sot do të kushtonte më shumë se pula dhe do të mbyllej njëherë e mirë debati shekullor: pula vezën apo veza pulën! Mua më njohin të gjithë, i madh e i vogël. Dielli më ka bërë aq shumë publicitet sa nuk kam nevojë as për patronazhist.

Këtë vit përfundova në gjykatën administrative me aktoren, zërin dhe portretin e së cilës e kam marrë me kontratë. Ajo kërkonte dëmshpërblim, sepse kontratën e kishte nënshkruar për punën time të parë, kur isha vetëm asistente virtuale e “e-Albania”, jo për karrierën time të mëvonshme politike. Çështjen e fitova me meritë. Avokatët e mi përdorën një argument të pakundërshtueshëm: që kur jam bërë ministre, përveç fjalëve që kam thënë dhe fjalëve që janë thënë për mua, nuk kam bërë asnjë punë tjetër. Mos më gjykoni keq për këtë, se edhe kolegët prej mishi e gjaku në qeveri nuk kanë bërë ndonjë punë tjetër përveç postimeve në “Facebook” dhe “Instagram”.

Madje, pas një viti në kabinet, kam filluar të kuptoj se ndoshta unë jam ministrja më autentike e qeverisë. Unë jam virtuale dhe nuk e fsheh. Të tjerët janë realë, por punën e kanë kryesisht virtuale. Unë mund të mburrem se isha e vetmja ministre që nuk raportova e dhashë llogari në “retreatin” e Pogradecit. Madje dhashë vlerësimin tim për punën e kolegeve të tjera të kabinetit. Kjo tregon besimin e plotë dhe vlerësimin e lartë që ka Dielli për mua. Sot, në këtë përvjetor, kam edhe një arsye tjetër për t’u ndier me fat dhe e lumtur. Çdo të premte në orën pesë, me porosi të prerë të Diellit, kolegët, copëmishi me dy sy, do të dalin të dëgjojnë hallet. Unë shpëtova, jo vetëm sepse nuk kam veshë, por sepse po të mblidhja të gjitha hallet e popullit, të shkaktuara nga kolegët fizikë, në serverin tim, do të pësoja brenda tre sekondave overheat, mbinxehje.

Për herë të parë, avantazhi i të qenit Inteligjencë Artificiale nuk është se përpunoj miliona të dhëna në sekondë, por se nuk kam veshë. Kolegët e mi, me ndjenja, do të dëgjojnë halle pa fund, ndërsa unë do të vazhdoj të dëgjoj Diellin. Pas një viti në qeveri kam mësuar edhe diçka që nuk gjendet në asnjë server: Inteligjenca Artificiale mëson nga gabimet. Inteligjenca qeveritare i quan arritje. P.S. Po ju rrëfej një sekret që dua ta mbani për vete. Kam zbuluar se edhe unë si kolegët kam ndjenja. Kam rënë në dashuri me Diellin!

Nga; Lutfi Dervishi

The post Bilanci një vjeçar i “Diellës” appeared first on Albeu.com.

Protesta qytetare – sistemi politik – Mbretëria
Nga Ekrem Spahiu

Duke kremtuar sot 98 vjetorin e shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, qytetarët e Shqipërisë dhe të mbarë kombit përkujtojnë me nderim të veçantë datën 1 shtator 1928, kur nisi dhe funksionoi një sistem politik vlerash kombëtare, sociale, ekonomike dhe juridike të afirmuara si më të suksesshmet dhe më të dëshirueshmet për ta.

Përkujtimi i kësaj date të shënuar në historinë e Shqipërisë, e gjen vendin pothuajse të destabilizuar nga mungesa e mosfunksionimit të demokracisë dhe drejtësisë, korrupsioni sistemik, shthurja e administratës qeverisëse, standardet e ulta të jetesës, pasiguria për jetën, krimi i organizuar dhe ai ordiner, ligji zgjedhor diskriminues ndaj barazisë së qytetarit, shthurja e vlerave të familjes dhe shoqërisë, e të tjera, me pasojë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ndërkohë që pritej e kundërta pas më shumë se tre dekadash regjim demokratik.

Alergjia publike që ka krijuar kjo situatë, po shprehet në protestat e filluara tre muaj më parë si lëvizje mjedisore, por që u shndërrua natyrshëm në një lëvizje qytetare të qëndrueshme si një sfidë ndaj realitetit politik 36 vjeçar, që e ka shkaktuar këtë gjendje.

Është vënë në pikëpyetje vetë regjimi, sistemi politik. Më saktë, ky sistem politik ka dështuar dhe qytetarët kërkojnë ndryshimin e tij. Duke marr shkas nga ky reagim i fuqishëm publik, është momenti për të evokuar faktin se regjimi i Mbretërisë Shqiptare, që zgjati vetëm 11 vjet, i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, pothuajse në të gjitha planet, nuk është arritur nga asnjë qeverisje e mëpasme.

Po pse e duan shqiptarët Mbretërinë!?

–	Alternativa mbretërore nën drejtimin e Mbretit Zog është e provuar në Shqipëri duke qenë më e dëshirueshmja nga shqiptarët, sepse në atë regjim politik gëzuan siguri dhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.

–	Mbretërinë nuk e largoi populli shqiptar por fatkeqësisht pushtimi fashist.

–	Mbretëria, me Mbretin Leka I, është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë edhe në Referendumin e datës 29 qershor 1997 për formën e regjimit, ku fitoi me të paktën 54% të votave në rang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.

–	Të gjitha partitë politike opozitare të kohes dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi është manipuluar dhe duhet përsëritur.

–	Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesë kushtetuese. Në Nenin 151/3 të Kushtetutës së Shqipërisë është e shprehur qartë : “Referendumi  për  të  njëjtën  çështje  nuk  mund  të  përsëritet  përpara  se  të  kenë  kaluar  tre vjet nga zhvillimi i tij”.

–	Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik nëse shqiptarët e kërkojnë me shumicë votash.

–	Sistemi “Mbretëri” nuk është vetëm model shqiptar. Shtetet me këtë sistem politik në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më të lartë.

Mbështetur në këto premisa, koha po e bën të domosdoshme për qytetarët e Shqipërisë që të ndërmerret nisma ligjore për fillimin e proçedurave për zhvillimin e Referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri.

Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Historia dëshmon se rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre. Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Sikurse është e njohur, sistemi politik “Republikë Popullore e Shqipërisë”, i ardhur pas Mbretërisë dhe i instaluar nga regjimi komunist në 11 Janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen. Ndërkohë, sistemi politik “Republikë Parlamentare”, i vendosur në vitin 1992, u provua se ka sjellë zhgënjimin e madh të shqiptarëve.

Duke evokuar realitetet si më sipër, e them me bindje të bazuar se, jo vetëm mbretërorët por, sipas opinionit të çertifikuar tashmë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisë.

The post Protesta qytetare – sistemi politik – Mbretëria appeared first on Albeu.com.

Dy mijë vjet mësime dhe ende nuk kemi mësuar!
1. Përshtajta me natyrën

Kur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta përshtatnin Shkumbinin me projektin e tyre. Sot po bëjmë të kundërtën.

2. Porti historik i vendit

Grekët dhe romakët nuk e zgjodhën rastësisht Durrësin. Epidamni-Dyrrahu ishte port i rëndësishëm që nga shekulli VII p.e.s. dhe më vonë u bë pikënisja e rrugës Egnatia. Durrësi lindi e u rrit si qytet prá prej portit. Sot, ne po e çmontojmë atë.

3. Të moçmit ndërtonin në kodra

Mjafton të shohësh shpërndarjen historike të vendbanimeve: kodra, shpate, tarraca natyrore e vende të mbrojtura. Poshtë liheshin tokat pjellore dhe zonat që përmbyteshin. Në kodër ishe i mbrojtur, me ajrim të mirë e kullim natyror. Sot ku gjejmë shesh, bëjmë përshesh.

4. Lumit nuk i merrej prona

Fushat aluvionale janë krijuar pikërisht sepse lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë depozituar sedimente gjatë shekujve. Kur i grabit pronën lumit, një ditë ai do ta marrë, pa të njoftuar dhe pa të paraqitur certifikatën e pronësisë.

5. Urat shekullore

Ura e Mesit mbi lumin Kir është shembull i shkëlqyer: 108 metra e gjatë, me 13 harqe. Harqet nuk ishin dekor; ato lejonin kalimin e lirë të ujit kur rriteshin prurjet. (Urat u ndërtuan pa tender!)

6. Qytetet e dinin çfarë ishte hija. Orientimi i ndërtesave, oborret, pemët, muret e trasha dhe materialet natyrore ishin përgjigja ndaj klimës përpara se të shpikeshin kondicionerët. Edhe kur planifikohej kryeqyteti në shekullin e kaluar, arkitektët kishin parasysh korridoret e ajrit dhe lëvizjen e Diellit. Sot kemi lagje që nuk shohin kurrë dritë, ku betoni po i merr frymën qytetit.

7. Toka si pasuri

Nga veriu në jug, toka bujqësore trajtohej si pasuri e rrallë, jo si territor ndërtimi. Pa ekskavatorë e pa betonarme, njerëzit vëzhgonin me kujdes ku kalonte lumi, ku rrëshqiste mali, nga frynte era dhe ku ishte toka më pjellore.

Sot kemi teknologji shumë më të zhvilluar se romakët, bizantinët e osmanët, por po shkatërrojmë të vetmen vatër që kemi për të jetuar.

Nga; Lutfi Dervishi

The post Dy mijë vjet mësime dhe ende nuk kemi mësuar! appeared first on Albeu.com.

Kim Mehmeti: Shqipëria e piktorit ngjan sikur është mëmëdhe i serbëve, jo i shqiptarëve! Potestat e të rinjve mund ta pastrojnë vendin nga plehu neokomunist
Parlamenti i Shqipërisë, si i vetmi në botë, jo ndonjë shërbim policor apo ushtarak, por tërë Iranin e shpalli shtet terrorist.

Ndërkohë, i njëjti parlament dhe të njëjtët deputetë – ata të PS’së – nuk pranuan ta miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës?!

Kryeministri i Shqipërisë shkoi deri në Izrael për t’ia shtrënguar dorën Netanyahut dhe për t’i treguar se sa krenar ndihet që qëndron pranë tij.

Me këtë, mbase deshi të dëshmojë se e ka për mision t’ua shpërlajë duart e përgjakura atyre që shumëkush i konsideron përgjegjës për vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm.

Ndërkohë, shumë politikanë serbë e maqedonas shprehin publikisht keqardhjen pse Millosheviqi nuk i shfarosi shqiptarët, apo përsërisin thënien se ‘Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, ndërsa Tirana zyrtare nuk gjen asnjë serb apo maqedonas që ta konsideronte të rrezikshëm për Shqipërinë dhe ta shpallte ‘non grata’.

Nga ana tjetër, me ritmin që po shpallen “non grata” shqiptarët që jetojnë jashtë mëmëdheut, së shpejti do të duket sikur Shqipëria është themeluar për ta mbrojtur shqiptarinë nga vetë shqiptarët, e jo nga ata që publikisht shprehin urrejtje ndaj popullit tonë.

Andaj nuk mund të mos ndihesh i mjerë si shqiptar kur sheh se edhe sot, njësoj si në kohën e Esad Pashës, Shqipërinë e banojnë shqiptarët, por politika e saj shpesh i mbron interesat e serbëve.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha të pranojmë se Shqipëria ndodhet në këtë gjendje edhe sepse ka elita pa dinjitet e krenari kombëtare, elita të pandjeshme ndaj fatkeqësive të vendit dhe të popullit të vet.

Siç duhet pranuar se shumëkush ende nuk e sheh se shpresa e vetme e shqiptarisë janë protestat rinore në Tiranë, se vetëm të rinjtë mund ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu tridekadësh neokomunist.

Pleh i cili nuk përbëhet vetëm nga elitata politike që duan të hapin konzullat serbe në Shkodër, por edhe nga ato shoqërore e intelektuale që kanë pranuar të jetojnë me fytyrën e paturpësisë, nga ata që heshtin ndërsa Shqipëria kalbet dhe që shtiren sikur nuk e shohin se mëmëdheu ynë është në duart e “Aleancës së Qelbësirave”.

Ndërkohë, autori i këtij teksti ka një lutje për shërbimet sekrete të Shqipërisë: kur të më shpallni “persona non grata”, mos e zbuloni sa më kanë paguar ajatollahët e Iranit, shërbimet sekrete ruse, kineze e greke, sepse jo të gjitha paratë ua kam treguar familjarëve të mi.

Dhe ma mundësoni që edhe më tej t’i gënjej pasardhësit e mi se edhe gabimet e mia kanë të bëjnë me bindjen se shumëçka blihet e shitet, por jo edhe dinjiteti dhe krenaria kombëtare.

Nga; Kim Mehmeti

The post Kim Mehmeti: Shqipëria e piktorit ngjan sikur është mëmëdhe i serbëve, jo i shqiptarëve! Potestat e të rinjve mund ta pastrojnë vendin nga plehu neokomunist appeared first on Albeu.com.

Ditmir Bushati: BE-ja nuk ka kërkuar numrin e Bashkive, sfida është decentralizimi i pushtetit në Shqipërinë e re
“KUFIRI” I SHQIPËRISË SË RE

Në Shqipëri, pothuajse çdo vendim paraqitet si reformë dhe shpesh justifikohet me pretendimin se vjen si kërkesë e Bashkimit Europian. Edhe riorganizimi i ri territorial dhe administrativ është futur në këtë logjikë të politikës së vjetër, ku debati është përqendruar te numri i bashkive dhe jo te problemi themelor.

Bashkimi Europian nuk ka përcaktuar as madhësinë, as numrin e bashkive që duhet të ketë Shqipëria. Kjo është një çështje e brendshme e vendit. Ajo që kërkohet nga BE-ja është forcimi i demokracisë vendore, rritja e kapaciteteve dhe sigurimi i burimeve financiare, pasi njësitë vendore kanë rol kyç në garantimin e standardeve europiane përmes shërbimeve që u ofrojnë qytetarëve.

Një reformë e mirëfilltë duhet të përqendrohet te temat bazë të qeverisjes vendore, veçanërisht te demokracia dhe përfshirja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.

Pas ndarjes territoriale të vitit 2015, bashkitë u zgjeruan, ndërsa kompetencat e tyre u reduktuan. Marrëdhënia mes qendrës dhe periferisë nuk u mor në konsideratë, duke sjellë braktisjen e disa zonave të vendit. Ndërkohë, lidhja mes bashkive dhe komuniteteve u dobësua. Tirana dhe bashkitë përgjatë bregdetit janë shembuj të mënyrës se si asetet më të rëndësishme u kalojnë vendimmarrësve nga lart, ndërsa banorët marrin dijeni vetëm kur shfaqen gardhet dhe nisin punimet me betonieret.

Planifikimi urban, menaxhimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve, trajtimi i mbetjeve, administrimi i plazheve, zonave të mbrojtura dhe funksioneve të tjera vijon të drejtohet kryesisht nga qendra. Kryetarët dhe këshillat bashkiakë shihen si zgjatime të qeverisë, në vend që të trajtohen si përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët. Për këtë arsye, çështja kryesore nuk lidhet me numrin e bashkive, por me transferimin e pushtetit nga zyra e kryeministrit te të zgjedhurit vendorë.

Pesha e shpenzimeve publike të menaxhuara nga pushteti vendor në Shqipëri, krahasuar me totalin e financave publike, është dukshëm më e ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Një bashki nuk mund të vlerësohet për efektivitetin e saj kur nuk ka financa dhe kompetenca të mjaftueshme. Përpara se të rishikohen kufijtë administrativë, duhet të shqyrtohet modeli me të cilin financohet pushteti vendor.

Vendi ka nevojë për një strategji të zhvillimit vendor dhe rajonal. Pjesa dërrmuese e popullsisë dhe e veprimtarisë ekonomike është përqendruar në Tiranë dhe në zonat përreth saj. Në rastin më të mirë, pjesët e tjera të vendit mbështeten te turizmi sezonal, por nuk arrijnë të krijojnë ekonomi të qëndrueshme dhe shërbime publike që t’u mundësojnë banorëve të ndërtojnë jetën aty ku jetojnë.

Çdo ndryshim reformues duhet të mbështetet në kritere të qarta. Përse janë zgjedhur për t’u shkrirë disa bashki, ndërkohë që njësi të tjera me tipare të ngjashme nuk preken? Një proces që ndikon kaq shumë te qytetarët duhet të forcojë shtetin dhe të mbështetet në një mirëkuptim të gjerë politik e shoqëror.

Para se të nisë një tjetër riorganizim, duhet të provohet se përfitimet e tij afatgjata do të jenë më të mëdha se kostot. Gjithashtu, duhet të qartësohet se vështirësitë e sotme nuk mund të zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të kompetencave, financimit dhe organizimit institucional, pa prekur kufijtë administrativë.

Bashkia nuk përbën thjesht një strukturë administrative. Ajo lidhet edhe me identitetin historik, kulturor dhe shoqëror të një komuniteti. Kur konsultimi me banorët mbetet formal dhe nuk zhvillohet realisht, siç dëshmojnë reagimet dhe protestat në disa zona të vendit, qytetarët ndihen të lënë mënjanë dhe e shohin reformën si një vendim të imponuar nga lart.

Vendimi që do të merret për ndarjen territoriale do të përcaktojë edhe “kufirin” e Shqipërisë së re. Ai do të tregojë nëse politika ka nxjerrë mësime nga protestat e muajve të fundit, të cilat kanë ngritur çështjen se kush i merr vendimet në emër të popullit dhe si merret vendimi.

Një ndër vendimet e para të kryeministrit të sapozgjedhur britanik ishte transferimi i pushtetit nga qeveria te bashkitë. Ky veprim ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për një mësim të vlefshëm edhe për shqiptarët dhe nëse praktika e laburistëve mund të shërbejë si orientim për socialistët shqiptarë.

Shqipëria i ngjan një njësie administrative ku vendimmarrja është përqendruar në zyrën e kryeministrit. Çdo politikë e re duhet të synojë të kundërtën e këtij centralizimi dhe të vendosë komunitetet në qendër. Shqiptarët duhet të dëgjohen për mënyrën se si e imagjinojnë të ardhmen në vendet ku jetojnë dhe duhet t’u jepet mundësia të vendosin për të. Për ndryshime me një ndikim të tillë, referendumi duhet të jetë një mundësi për t’u marrë në konsideratë.

Demokracia vendore duhet të përbëjë një nga shtyllat kryesore të Shqipërisë së re. Nevojitet një reformë reale që ta zhvendosë pushtetin nga lart poshtë dhe nga qendra drejt periferisë, duke krijuar një politikë të zhvillimit vendor e rajonal. Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët në të gjithë vendin do të ndihen të dëgjuar, të vlerësuar dhe të respektuar.

Nga; Ditmir Bushati

The post Ditmir Bushati: BE-ja nuk ka kërkuar numrin e Bashkive, sfida është decentralizimi i pushtetit në Shqipërinë e re appeared first on Albeu.com.

Kur klienti të nxjerr karton të kuq
Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Lufta ime e yjeve!

Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë veteran i frontit të yjeve dhe as ndonjë marshall i Google Maps. Por katër vlerësimet e mia kanë një karakteristikë: janë ekstreme. Kur më ka pëlqyer shumë një vend, kam dhënë pesë yje. Kur jam larguar i pakënaqur, kam dhënë një.

Mes vlerësimeve pozitive është një byrektore modeste në Mbrostar, që është bërë tashmë pit stop sa herë më bie rruga andej. Kam vlerësuar me pesë yje edhe një lokal të thjeshtë, pothuajse provizor, në Borsh. Plazhi ishte i pastër, ushqimi shumë i mirë dhe shërbimi po ashtu. Madje përmenda me emër kamarierin e ri që na shërbeu.

Më jep kënaqësi fakti që ky vlerësim pozitiv është parë nga mijëra njerëz. Ndoshta ndonjëri ka ndaluar aty edhe prej atyre pak rreshtave. Por kam shkruar edhe dy review me një yll, të dy për restorante luksi. Njëri ishte për një restorant dikur shumë të mirë, në Durrës, ku prita pothuajse një orë dhe ku cilësia e ushqimit ishte zhgënjyese. Megjithatë vlerësova sjelljen e kamarierit me notë të lartë.

Tjetri ishte edhe më i ashpër, por plotësisht i merituar. Isha ftuar në një darkë me një grup të huajsh, në një lokal ndoshta nga më të shtrenjtët në Tiranë. Muzika ishte aq e lartë sa nuk dëgjoja njeriun që kisha në krah. Kërkova disa herë që volumi të ulej, pak, por kërkesat e mia dhanë aq rezultat sa merr njeriu që prashit në det.

Review ishte shumë negativ, por jo qorrazi. Ushqimit i dhashë notën 4 nga 5, ndërsa shërbimit dhe atmosferës 1. Pra, kuzhinieri u shpall i pafajshëm. Menaxheri dhe kamarieri morën ndëshkim. Afro dy mijë njerëz e kanë parë vlerësimin.

Nga restoranti? Asnjë përgjigje, as një pyetje, as një ndjesë, as një përpjekje për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. As edhe formulën standarde: “Na vjen keq që përvoja juaj nuk përmbushi pritshmëritë”, atë fjali që sot ta prodhon inteligjenca artificiale para se menaxheri të ketë rrufitur kafenë e mëngjesit.

Kjo më bën përshtypje sidomos sot, kur Shqipëria është përfshirë në atë që mund ta quajmë lufta e yjeve. Pas reagimeve publike të një grushti pronarësh të bizneseve ndaj protestës dhe protestuesve, ka nisur një aksion i organizuar për vlerësime negative ndaj një numri të kufizuar restorantesh dhe hotelesh.

Zemërimin e kuptoj. Madje e mirëkuptoj. Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes. Sidomos në kapitalizëm, ku klienti është mbret, jo tabelë qitjeje.

Dje, drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se policia do të hetojë çështjen e review-ve. Në një vend me probleme të krimit të organizuar, të të shumëkërkuarve, trafikut të drogës dhe korrupsionit, ideja që policia ngrihet në këmbë për yjet e restoranteve është, të paktën, një zgjedhje interesante prioritetesh. Kërcëno me jetë Kryeministrin në rrjete sociale dhe nuk të ndodh asgjë. Guxo t’i japësh një yll një restoranti dhe ngrihet në këmbë policia, me në krye drejtuesin madhor me dy yje.

Por pikërisht sepse reagimi i policisë është joproporcional, nuk duhet rënë në të njëjtin kurth të mungesës së masës.

Një review negativ nga një klient që ka qenë në lokal, ka paguar faturën dhe tregon përvojën e vet, është një gjë, por një mijë review negative, të koordinuara nga njerëz që nuk kanë shkelur kurrë në atë biznes, janë diçka tjetër. Në rastin e parë flet klienti, në të dytin flet turma. Dhe turma, edhe kur zemërimin e ka të ligjshëm, nuk e ka gjithmonë shënjestrën të saktë.

Nëse lufta yjeve del nga shinat, bashkë me të thatin mund të digjet edhe i njomi. Pas një hoteli nuk është vetëm pronari që ka bërë një deklaratë IDIOTE dhe arrogante. Ka recepsionistë, kamarierë, kuzhinierë, pastruese, furnitorë dhe familje që jetojnë me ato paga. Është një zinxhir i tërë.

Kjo nuk do të thotë se klienti duhet të heshtë. Përkundrazi. Review është një nga instrumentet më demokratike të kapitalizmit modern. Një klient i vetëm mund t’u tregojë mijëra njerëzve përvojën e tij. Nuk i duhet televizion, gazetë, parti dhe, deri dje, as edhe leje nga policia. Përvoja ime më e mirë me review nuk lidhet me restorante luksoze. Lidhet me kënaqësinë që një vlerësim pozitiv për një biznes modest është parë nga mijëra klientë potencialë.

Përvoja më e keqe nuk është as ushqimi i dobët, as pritja një orë dhe as muzika që të bënte të kërkoje azil akustik. Është heshtja. Mospërfillja. Fakti që një klient shkruan publikisht për një përvojë të keqe, mijëra njerëz e lexojnë, dhe biznesi nuk interesohet fare të kuptojë çfarë ka ndodhur. Pronarët që duan të bëjnë politikë duke përçmuar klientët ose protestuesit, besoj se e kanë marrë mesazhin. Kartoni i verdhë është nxjerrë. Por pavarësisht kartonit të verdhë loja vazhdon, nuk është sinjal për të hyrë të gjithë në fushë. Sepse kur turma vendos të bëjë drejtësi me yje, e vetmja gjë që del me pesë yje në fund është kaosi.

Nga; Lutfi Dervishi

The post Kur klienti të nxjerr karton të kuq appeared first on Albeu.com.

Nikollaq Neranxi: Arkivoli ne shesh, kur populli varros një pushtet të mbaruar!
Rama dhe njerëzit e tij u ndien të fyer nga simbolika e një arkivoli, si metaforë e vdekjes politike. Në fakt protestat paqësore, përmes simbolikave të goditura, po artikulojnë nevojën urgjente për t’u dëgjuar dhe për të marrë zgjidhje konkrete.

Qytetarët në shesh përfaqësojnë sot dinjitetin e kombit; ata janë mishërimi i një rezistence që shpërfill cinizmin e kohës dhe dëshmon se aftësia e këtij populli për të reaguar mbetet e gjallë.

Megjithatë, pas 36 ditësh mobilizimi masiv, mungesa e një qëndrimi më energjik nga ana e faktorit ndërkombëtar është zhgënjyese. Ata që dikur nuk kursyen lavdërimet, mbështetjen, madje edhe puthjet për kryeministrin, sot kanë detyrimin moral të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj kësaj krize delikate. Në frymën e urtësisë kineze se “ai që i vari zilen tigrit, duhet edhe t’ia heqë”, ndërkombëtarët duhet të ndërgjegjësohen se investimi i tyre tek liderë si Rama, nuk mund të tejkalojë vullnetin e një populli të cfilitur nga korrupsioni dhe keqqeverisja. Kërkesa për “edukatë” ndaj një pushteti që ka ushtruar “dhunë” sistematike ndaj qytetarëve, është një paradoks që arkivoli në shesh e çmitizon më së miri.​

Edhe roli i SPAK mbetet kritik. Ky institucion zotëron çelësat e zgjidhjes; hetimi i menjëhershëm i krimeve zgjedhore, të cilat janë të dokumentuara dhe të grumbulluara në sirtarët e tyre, mund t’i bënte zgjedhjet e fundit ligjërisht të pavlefshme. Shpresa për një ndërgjegjësim të disa deputetëve në një mocion mosbesimi mbetet e paktë, përderisa mandatet e tyre janë peng i grupeve kriminale dhe jo i vullnetit të qytetarëve. Ndërkombëtarët, përtej retorikës, duhet të monitorojnë SPAK-un, i cili, përmes heshtjes dhe mosveprimit, po mban peng fatin e demokracisë shqiptare.

Përballë këtij ngërçi, ku as protestuesit dhe as qeveria nuk tërhiqen, kërkohen metoda më radikale demokratike. Përshkallëzimi i mosbindjes civile përmes një “blackout-i” kombëtar – ku bizneset të pezullojnë veprimtarinë për të paralizuar mekanizmin e pushtetit – mund të jetë hapi i domosdoshëm. Si sipërmarrës, jam i gatshëm të pranoj sakrificën financiare të përkohshme në këmbim të çlirimit nga një barrë fiskale dhe administrative që po mbyt ekonominë. Jam i sigurtë se një paralizim i tillë, e rrëzon qeverinë shumë shpejt.

Tani është momenti për një nivel tjetër rezistence. Nëse sfida është se kush do të rezistojë më gjatë, atëherë sakrifica duhet të jetë e përbashkët dhe e përshkallëzuar, deri në arritjen e një zgjidhjeje të sigurt dhe përfundimtare.

Nga; Nikollaq Neranxi

The post Nikollaq Neranxi: Arkivoli ne shesh, kur populli varros një pushtet të mbaruar! appeared first on Albeu.com.

Analiza e Artan Fugës: Qytetarët kuptuan se pushteti i kishte braktisur. Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze! Çfarë mbetet veç revoltës?
Nga Artan Fuga

Ndërgjegja kolektive e fyer dhe e revoltuar

Më vjen një ndjenjë neverie dhe mjerimi për disa analistë, profesorë, apo moralistë që hapur apo tërthorazi, si hijena ose si dhelpra, bëjnë siikur nuk kuptojnë dhe formulojnë në thelb pyetjen idiote : Si u revoltuan kështu menjëherë xhanëm?

Faktin që prej dekadash i kanë mbyllur veshët dhe sytë, por jo gojën, kujtojnë se pakënaqësia popullore nuk ka ekzistuar, nuk ka ardhur duke u rritur, dhe nuk ishte bërë një vullkan përvëlues. Tani bëjnë sikur gjejnë shkaqet, ndërkohë që shkaqet janë vetë ata.

Ndërgjegja e opinionit publik, sidomos ajo e revoltuara, nuk formohet në një sekondë, as pa arësye, as e nxitur dhe e mbajtur gjallë nga faktorë konspiracionistë. Ajo krijohet gradualisht deri sa ngjizet në një opinion publik të përbashkët.

Pa dashur të pretendoj të jem shterrues, kjo pakënaqësi që sot derdhet shesheve dhe rrugëve të kryeqytetit, në rrjete sociale, në shtëpitë dhe lagjet e mbarë vendit, u krijua dalëngadalë dhe i zuri vendin iluzioneve dhe utopive që se Shqipëria pas rrëzimit të diktaturës, tani, menjëherë, do të bëhej automatikisht si e gjithë Evropa!!!

1. Pakënaqësia erdhi dhe u forcua nga vetë realiteti shoqëror që në vend të vërtetonte propagandën, e kundërshtonte hapur atë. Zbrazje demografike, rrënim i shkollimit, degradim i infrastrukturave prodhuese të vendit, mbetje në vend për integrimin evropian, zgjedhje elektorale të manipuluara, klasë politike e vjetërruar dhe që nuk pranonte rrotacionin politik dhe vullnetin qytetar, degradim i kujdesit për shëndetin, papunësi, pra gjithçka e zezë që masa e qytetarëve mban mbi supe.

2. Emigracioni u bë një urë lidhëse e përvojës së jetesës së masave të mëdha të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendi, nëpër vende evropiane dhe më gjerë, dhe njerëzve që jetojnë në Shqipëri. Opinioni publik mësoi prej këtej se jeta me dinjitet, liritë qytetare, shteti si shërbyes i qytetarëve, liria e fjalëve, etj., në Evropë nuk janë këto që na ofron në Shqipëri një klasë politike anadalloke.

3. Rrjetet sociale, aq shumë të anatemuara nga ana e propagandës së të gjitha rregjimeve në Shqipëri, të shënjuara me gisht nga lloj lloj skolastikësh injorantë, dëshmuan fuqinë e tyre si mediat e popullit, si kafene universale të popullit, ku ai qan hallet e tij. Pakënaqësia popullore gjen te rrjetet sociale vendin ku u mpiks.

4. Kuvendi i degraduar i Shqipërisë gjithësesi i ka dhënë mundësi opozitës në luftën e saj për pushtet që të kritikojë qeverinë dhe të nxjerrë jo pak në pah korrupsionin dhe gjithçka antipopullore. Kjo nuk i duhet mohuar opozitës, sado që e gjitha kjo ishte një betejë llafesh pa asnjë rol politik praktik. Sikurse e kam thënë, për arësye të ndryshme opozita aktualisht nuk është në Kuvend një faktor politik, por vetëm ligjërues. Ky aspekt ligjerues gjithsesi e ndihmoi ndezjen e pakënaqësive popullore, kurse me vepripmin e vet politik e bllokon atë.

5. Me kodet dhe ligjet antikueshtetuese popullsia ka kuptuar se vota në Shqipëri nuk vlen. Atë që opozita e konsideronte si blerje e votës e zhvleftësonte atë, por çdo blerje ka edhe një shitës, dhe shitja e votës ishte në vetvetye një akt revolte popullore ndaj inflancionit të votës që edhe sot nuk vlen për asgjë. Kurse qeveria e kontrollonh votën, aq sa i duhet, duke zgjedhur edhe ata deputetë opozitarë që dëshiron, me mekanizma që qytetarët i njohin mirë! Kur sistemi politik i ngjan një sistemi të mbyllur atëhere energjitë qytetare do të rrjedhin sidomos jashtë tij, jashtë politikës, në një revoltë dhe pakënaqësi popullore që përfshin në inatin dhe zemërimin e vet të gjithë klasën politike të vendit, madje jo vetëm atë.

6. Dihet se ndërgjegja e pakënaqësisë dhe e revoltës ushqehet te masat sidomos nga skandalet dhe mëkatet e veset e klasave sunduese. Kështu ka qenë dhe kështu vazhdon të jetë. Sado të zbehta dhe të rralla akuzat e SPAK, ato treguan se korrupsioni nuk ishte një artefakt i ligjërimit politik, por një realitet i prekshëm. Milarda lekë të vjedhura, grabitura, keqmenaxhuara. Mos harrojmë se populli sheh se çfarë jete luksoze bëjnë ata që quajnë veten shërbëtorët e tij. Shërbëtori i ka hypur mbi qafë zotërisë dhe i thotë : Pa bëj si kalë! hingëlli duke trokëlluar!, duke e qëlluar me thembra në ije! Rrogat e deputetëve në stratosferë, administrata publike e mbushur me miq, patronazhistë, dhe miltantë, një pjesë e të cilëve edhe euforikë socio-politikë deri në idiotësi. Sherret brenda klasës sunduese politike, akuzat e ndërsjella qeveri – opozitë shpesh kanë qenë se kush ka qenë më vjedhës se tjetri, më i paaftë se tjetri, më plaçkitës votash se tjetri, më dhunues sheshesh dhe njerëzish se tjetri. Kjo histori e gjatë në dy a tri dekada një ditë rrënjosi idenë në popull se këta janë njësoj dhe e ka radikalizuar natyrshëm revoltën dhe opinionin publik të pakënaqur!

Masat e qytetarëve kuptuan se kishin ngelur të braktisura, i kishte braktisur pushteti, politika si e tillë që vetëm tjerr e tjerr në Kuvend e sallone mediash darkave, e ka braktisur nëpunësi.

1. Ah nëpunësi! Pa dëgjojeni qytetarët seç thonë, seç tregojnë me qindra e mijëra raste kur në zyrë të shtetit nuk mbaron dot asnjë punë pa i bërë lajka nëpunësit, pa i thënë : u sa i bukur dhe sa e bukur je, sa e mençme je, pa i premtuar se do t’ja dish për nder për shërbimin që po të bën, për të cilin ti e paguan me taksat e tua, dhe më në fund, më në fund, duke i dhënë në dorë lekun që ai apo ajo ta kërkon me sy, me fjalë, me sjelljen e vet.

2. Revolta dhe opinioni publik i pakënaqur nuk erdhi sepse qytetarët lexuan traktatet teorike të Lokut, Spinozës, Rusoit, por sepse i mësoi jeta, sepse ndihen të braktisur në spitale, në farmaci, në zyra hipotekash ku pronat i merr sipas ligjit që e ka berë vet deputeti, politikani dhe u thotë të tjerëve pastaj : A kam shkel gjë ligjin? Cfarë keni populistë? Një popull i zhveshur nga çdo pronë që akumulohet në duart e atyre që caktohen me vendime politike ose thjesht sepse kanë aftësinë të jenë kukulla për të fshehur pronarin e vërtetë, kthejnë mbarpsht te politikani a administratori një më një lekët që fitojnë gjoja me tenderat.

Pa shpresë, i braktisur, i keqpërdorur, i paguar sikur i jepet lëmoshë, i fyer në çdo zyrë, lënë veshur me rroba të përdorura, ofruar ilaçe mjekësore jo rrallë të padobishme, i lënë një shi dhe diell, duke parë ndriçimin pasunor të atyre që i thonë çdo ditë : Jemi shërbëtorët e tu!, i zhgënjyer, kur pas 35 vjetësh premtimet janë shkelur me këmbë, kur pasuritë natyrore falen, shiten, doroviten për interesa personalë, kur i thuhet : Rri aty se ti nuk di, di unë! – çfarë i mbetet tjetër ndërgjegjes qytetare, opinionit publik, veç të jetë i pakënaqur, veç të revoltohet?

The post Analiza e Artan Fugës: Qytetarët kuptuan se pushteti i kishte braktisur. Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze! Çfarë mbetet veç revoltës? appeared first on Albeu.com.

Protestat masive të qytetarëve/ Spartak Ngjela: Derisa Edi Ramën do të vijojë e ta dominojë instikti i verbër i pushtetit absolut, mund të shkojë drejt një fundi fatal!
Në Tiranë po ziejnë protestat e rinisë studentore. . As PD dhe as PS nuk po i sundon dot ato. Rinia studentore në historinë e Evropës ka sjellë gjithmonë zhvillim shoqëror. Kjo po ndodh edhe sot në Tirane. Dhe pritet që niveli i protestës studentore të vijojë të zhvillohet, duke i prekur të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë.

Na duhet të theksojmë se, sipas konceptit demokratik të një vendi si Shqipëria, kur ngrihet në proteste rinia studentore masivisht, qeveria nuk reziston dot më, dhe vendi shkon në një qeveri teknike. Por ndërkohë ka nisur fantazia me pyetjen: “kush po i financon studentët?”. Por ky është një mendim i prapambetur, sepse për të shpjeguar një fenomen shoqëror si protestë politike, duhet të analizosh shkakun dhe jo paranë.

Shkaku i një protestë me karakter politik, është mosprani masiv i qëverisë aktuale që është në pushtet. Dhe kjo po ndodh tani edhe në Shqipëri. Kurse kjo, mund ta dobësojë, por nuk mund ta rrëzojë një qeveri, sepse dihet që protesta paqësore nuk është revolucion.

Por sigurisht që, nëse protestat bëhen masive në katër ose pesë qytetet e mëdha të Shqipërisë, gjendja mund të shkojë në ndryshimin e kryeministrit me një person me vlerë në opinionin publik; ose në zgjedhje të reja, me anë te një qeverie të përbashkët – por qeveria e përbashkët sot nuk i ka ende shenjat se mund të ndodhë në Shqipëri. Dhe nuk mund të ndodhë, sepse socialistet sot kanë në Parlamentin e Shqipërisë 83 deputetë, në 140 deputetë që është numri i Kuvendit të Shqipërisë. Por…

Na duhet të theksojmë se një protestë paqësore që vijon, mund ta dobësojë një qeverisje, por nuk mund ta rrëzojë atë dhe të krijojë një tjetër, sepse ky quhet grusht shteti, i cili e kthen vendin në diktaturë.

Megjithatë duhet të presim e të shohim se sa do të vijojë të jetë përkrahja e studentëve që janë hedhur aktualisht në protestë në Tirane; sepse masiviteti i madh në numur, që vijon kundër një qeverie, ka sjellë në histori – ose ndryshimin e kryeministrit me një qeveri të re, ose zgjedhje të reja.

Por në Shqipëri nuk ka mundësi për zgjedhje të reja, prandaj, nëse revolta studentore kundër qeverisë Rama do të vijojë, me zmadhimin e saj në numur, gjendja do të vijë me krijimin e një qeverie të re të Partisë Socialiste. Sepse, nëse revoltat e studentëve, të zmadhuara, do të vijojnë në rritje numerike, kryeministri Rama është i detyruar të largohet me dorëheqje. Dhe ky eshte një fenomen i njohur i demokracisë, që nga lindja e saj si sistem politik. Por, a është kaq i aftë në logjikën e pushtetit politik Edi Rama?

Deri tani Rama nuk e ka pasur këtë aftësi, sepse kuptohet qartë qe ai drejtohet, dhe është drejtuar, nga instikti i pushtetit të tij absolut. Atëherë asgjë.

Po! Sepse, derisa atë do të vijojë e ta dominojë instikti i verbër i pushtetit absolut, instinkt ky që në fakt është a clear pathology (një sëmundje e pastër); Rama ka mundësi të shkojë drejt një fundi fatal.

Nga; Spartak Ngjela

The post Protestat masive të qytetarëve/ Spartak Ngjela: Derisa Edi Ramën do të vijojë e ta dominojë instikti i verbër i pushtetit absolut, mund të shkojë drejt një fundi fatal! appeared first on Albeu.com.

Ra kjo protestë e u pamë
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj, kur mbledh njerëz përtej rreshtimeve tradicionale dhe kur refuzon të bëhet pronë e një partie, ajo kthehet në diçka tjetër: në një test për të gjithë. Jo vetëm për atë që kundërshton, por edhe për ata që pretendojnë se janë alternativa e tij.

Kjo protestë nuk po u jep aktorëve publikë thjesht një “shans”, por po i vendos para pasqyrës.

1. Qeverisë po i tregon kufijtë e arrogancës.

Vota e marrë vitin e kaluar nuk është leje gjuetie për katër vjet. Shumica parlamentare nuk e zëvendëson legjitimitetin shoqëror dhe as e bën të panevojshëm dëgjimin e qytetarëve.

Kur mijëra njerëz dalin çdo mbrëmje, pa parti, pa autobusë dhe pa pagesë, sistemi nuk mund t’ia faturojë pakënaqësinë as sondazheve, as algoritmeve dhe as agjentëve të huaj, edhe pse i ka provuar të gjitha.

2. Opozitës tradicionale po i tregon diçka që deri dje dukej e pamendueshme: sheshi nuk është pronë e saj.

Protestuesit nuk kërkuan kartë anëtarësie dhe as leje nga selitë opozitare. Madje, në shumë raste, u distancuan prej tyre.

Nëse opozita nuk kupton pse u refuzua, do ta ketë edhe më të vështirë të bindë qytetarët se alternativa që ofron do të jetë diçka tjetër nga pushteti që kërkon të zëvendësojë.

3. Mediave po u dërgon ndoshta paralajmërimin e fundit të mundshëm.

Edhe kjo protestë u raportua kryesisht përmes prizmit partiak, pro ose kundër, shpesh sipas atij që paguan faturën. Qytetarët e vunë re.

Besueshmëria nuk rikthehet duke kthyer pllakën për një ditë. Mjafton një lajm për ta humbur dhe lipsen vite për të fituar. Duhet kuptuar se sheshi nuk është kundër gazetarëve, por kundër “produktit mediatik”

Ky 34-ditësh ishte një provë për median. Sa media e kaluan atë, do ta tregojë audienca pas gjashtë muajsh.

4. Biznesit të madh po i tregon se kapitalizmi pa përgjegjësi shoqërore është, vetëshkatërrues.

Nuk mund të ndërtohet një ekonomi e qëndrueshme mbi një shoqëri të varfëruar dhe të pakënaqur.

Biznesi që është rritur mbi monopole, koncesione, favore dhe kapje të shtetit nuk ka ndërtuar kapital të qëndrueshëm, por varësi. Dhe varësia nga favoret bëhet veçanërisht e rrezikshme pikërisht kur shteti fillon të ketë frikë nga qytetarët e vet.

5. Shoqërisë civile po i kujton distancën midis projektit dhe problemit.

Organizata që kanë punuar prej vitesh për demokracinë, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë, shpesh u gjendën jashtë një lëvizjeje që kërkonte pikërisht këto gjëra.

Ndoshta sepse një gjë është gjuha e projekteve dhe një tjetër gjuha e problemeve. Një gjë është të flasësh për pjesëmarrjen qytetare në sallën e një hoteli dhe një tjetër ta njohësh atë kur të shfaqet, e paftuar, në shesh.

6. Policisë po i kujton se uniforma nuk është garanci imuniteti.

Mënyra si menaxhohet një protestë paqësore, komunikimi, proporcionaliteti, vetëpërmbajtja dhe respekti për qytetarin, bëhen pjesë e kujtesës kolektive.

Një polici që mbron shtetin duke respektuar qytetarin fiton autoritet. Një polici që përdoret si instrument i presionit politik mund të fitojë një përplasje në rrugë, por humbet diçka shumë më të vështirë për t’u rikthyer: besimin.

7. Drejtësisë po i bën pyetjen që nuk mund ta shmangë pafundësisht.

Kur do të jenë gati dosjet për çështjet e njohura publikisht, për kontratat e dyshimta, për vendimet e marra jashtë procedurave dhe për shkeljet flagrante të ligjit dhe logjikës?

SPAK-u nuk i detyrohet sheshit dhe nuk duhet të nxitohet nga presioni i rrugës. Drejtësia e diktuar nga turma nuk është drejtësi, por edhe hetimi i ngadalshëm, në dritën e qiriut, për gjëma janë bërë në dritën e diellit, e bën gjithnjë e më legjitime pyetjen: kush përfiton nga zvarritja?

8. Partive të reja po u ofron provën më të vështirë: të mos bëhen si të vjetrat.

Shenjat e para nuk janë gjithmonë inkurajuese; edhe mes zërave të rinj shfaqen reflekse të vjetra: kërkimi i liderit shpëtimtar, retorikë emocionale pa program, personalizimi i lëvizjes dhe tundimi i kultit të kryetarit.

Ndryshimi nuk dëshmohet me një logo të re dhe as me moshën e re të drejtuesit. Dëshmohet kur figura numër dy e një lëvizjeje, nëse ekziston një e tillë, mund ta kundërshtojë figurën numër një dhe të mbijetojë politikisht.

9. Vetë protestuesve, ky 34-ditësh po u tregon se zemërimi mund të kthehet në qëndresë.

Por qëndresa pa organizim dhe pa strukturë negociuese ka një datë skadimi. Kërkesat ekzistojnë. Mënyra për t’i imponuar ato ende nuk është e qartë. Sheshi mund të prodhojë presion, por presioni që nuk arrin rezultate konkrete, me kalimin e kohës, prodhon lodhje e konsumim.

Pas guximit për të dalë në shesh, vjen një guxim tjetër, ndoshta edhe më i vështirë: organizimi.

10. Dhe gjithë sistemit, pa përjashtim, po i tregon se kostoja e indiferencës është rritur.

Jo çdo protestë rrëzon një qeveri. Historia e tranzicionit shqiptar është dëshmitare e kësaj. Por suksesi i një proteste nuk matet vetëm me rrëzimin mekanik të një qeverie, sidomos nëse ajo zëvendësohet me një tjetër që qeveris njësoj.

Suksesi matet edhe me rritjen e kostos së arrogancës dhe të mungesës së llogaridhënies.

Matet me faktin se, herën tjetër, kushdo që merr një vendim në emër të qytetarëve duhet të dijë se çmimi i arrogancës nuk është më zero.

P.S.

Çfarëdo rruge të ndjekë kjo lëvizje, reformë e pjesshme, ndryshim qeverie apo konsumim i heshtur, një gjë tashmë ka ndodhur dhe vështirë të kthehet mbrapsht: ka ndryshuar pritshmëria kolektive.

Jo ende institucionet, jo ende mënyra e qeverisjes, por pritshmëria.

Njerëzit që dolën në shesh për 34 net radhazi kanë mësuar diçka për veten që sistemi nuk mund t’ua çmësojë lehtë: se mund të dalin, mund të qëndrojnë dhe mund të mos binden kur u thuhet se gjithçka do të bëhet mirë. Protesta mund të mbyllet, mund të zvogëlohet, por e sigurte është se ajo mund të rikthehet në forma të tjera, për çështje të tjera dhe me një kosto më të lartë për ata që zgjedhin ta shpërfillin.

Nga; Lutfi Dervishi

The post Ra kjo protestë e u pamë appeared first on Albeu.com.