Kryesore Archives - Albeu.com

“Të doli boja keq…u pasurove në kurriz të qytetarëve”, Ja çfarë u tha mes debatit të ashpër Rama- Shehaj: Shqiptarët të duan në burg
Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Në fokus të përplasjes ka qenë situata politike me protestat e vazhdueshme në kryeqytet, ku Shehaj ka kërkuar publikisht dorëheqjen e kryeministrit, duke e vënë theksin te akuzat për korrupsion.

Sipas kreut të “Mundësisë”, qytetarët që janë grumbulluar prej gati tri javësh në bulevard kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, si përgjigje ndaj qeverisjes së tij. “Shqiptarët nuk të duan, ata të duan në burg”, u shpreh Shehaj.

Shehaj: Të doli boja keq! Të doli boja keq! Të doli boja! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë! S’ke argument tjetër! Je qesharak! Je banal dhe qesharak! Lëre Partinë Socialiste, fol për ça ke vjedhur! Lëre Partinë Socialiste, fol për Belindën dhe hajde në zgjedhje! Pse s’del në zgjedhje? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë nga zgjedhjet? Në gjithë botën kërkojnë dorëheqjen tënde! I ke parë shqiptarët? I ke parë sa të vendosur janë? Ore të duan në burg! Të duan në burg! E Kishe menduar ndonjëherë që mund të përfundoje në burg? E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!

Rama: Do jem deri në 2027 këtu!

Shehaj: S’do vesh ti? Je i paprekshëm ti? Po për çfarë ke vjedhur? Pse Belinda i ka vjedhur ato para vetëm? Ti s’e dije? Dëgjo, Dëgjo! Ti s’dije gjë për Belindën?

Rama: Ca kam vjedhur unë?!

Shehaj: Ti nuk dije gjë për Belindën? Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Ahmetajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë!

Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Është rrethuar parlamenti! Nuk do dalësh dot! Pse s’jep dorëheqje? Pse s’jep dorëheqje? Me dhjetëra mijëra duan dorëheqjen tëndë! Të duan në burg!

Do ikësh siç ka ikur çdo autokrat! Do përfundosh në burg! Do ikësh edhe i urryer madje! Do përfundosh në burg! Do përfundosh në burg! Do japësh llogari ta dish! Do i japësh llogari qytetarëve ta dish! Do japësh llogari bashkë me këta këtu, ja të gjithë! Shi si e katandise Parlamentin shiko!/

The post “Të doli boja keq…u pasurove në kurriz të qytetarëve”, Ja çfarë u tha mes debatit të ashpër Rama- Shehaj: Shqiptarët të duan në burg appeared first on Albeu.com.

Protestesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin: Nesër më shumë
Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit nën thirrjet “Nesër më shumë”. Mijëra qytetarë u mblodhën ditën e sotme fillimisht në shëshin “Skëndërbej” dhe më pas u zhvendosën drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohej seanca plenare.

Pas kësaj ata marshuan drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para gosinës qeveritarë, ndërsa bënë thirrje për të 19-të ditë rradhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

The post Protestesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin: Nesër më shumë appeared first on Albeu.com.

“Rama në burg, Berisha në burg”, demokratët të revoltuar me thirrjet e protestuesve, tentojnë t’i provokojnë
Një incident ka ndodhur mes protestuesve dhe militantëve të PD-së pranë selisë së Partisë Demokratike.

Pasi protestuesit janë larguar nga Parlamenti në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ata kanë thirrur në kor “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur”.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer militantëve të PD-së, të cilët kanë filluar të provokojnë protestuesit.

Ndërsa një prej tyre ka tentuar të përplaset fizikisht me protestuesit, të cilët më pas kanë vijuar marshimin e tyre.

Më pas, demokratët kanë tentuar të ndryshojnë thirrjen e protestuesve duke thënë “Rama në burg, Belinda në burg”.

The post “Rama në burg, Berisha në burg”, demokratët të revoltuar me thirrjet e protestuesve, tentojnë t’i provokojnë appeared first on Albeu.com.

Tensione në parlament/ Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj: Dil në oborr dhe bëj video për “TikTok-un”
Kuvendi është përfshirë nga tensione këtë pasdite, ku deputeti Agron Shehaj i ka kërkuar dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare.

Në përpjekje për të vijuar rendin e ditës, Kryeparlamentari Niko Peleshi i është kundërpërgjigjur me tone ironike Shehajt, duke i kërkuar që të zhvendosej në oborr për aktivitetin e tij në rrjetet sociale.

Pas disa paralajmërimesh, Peleshi ka përjashtuar deputetin Agron Shehaj nga seanca plenare, duk ei hequr kështu të drejtën e votimit.

The post Tensione në parlament/ Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj: Dil në oborr dhe bëj video për “TikTok-un” appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO-së
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi u mor këtë të enjte nga gjyqtari Gent Shala, i cili rrëzoi vendimin e mëparshëm të dhënë nga gjyqtari Dhimitër Lara për sekuestrimin e tre pasurive në emër të Ahmetajt.

Si pasojë e këtij vendimi, dosja do të shqyrtohet sërish nga Apeli i GJKKO-së, por me një trupë tjetër gjykuese, e cila do të rivlerësojë ligjshmërinë e masës së sekuestrimit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk i jep fund çështjes, por rikthen procesin në fazën e rigjykimit, ku do të merret një vendim i ri për pasuritë e sekuestruara të ish-zyrtarit të lartë.

The post Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO-së appeared first on Albeu.com.

Safet dhe Behar Bajri kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun: Na ka cënuar nderin dhe dinjitetin
Safet dhe Behar Bajri kanë dezpozituar ditën e sotme përmes avokatit të tyre një kallëzim në SPAK për deputeten tashmë të pavarur Marjana Koçeku. Ky veprim ka ardhur pas mesazhin që kjo e fundit bëri ndaj fisit Bajri në Shkodër, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime. Në mesazhin e saj, Koçeku theksoi se nëse familjes së saj i preket qoftë dhe një fijë floku, nuk ka për tu ndalur deri sa t’i shkatërrojë ata.

Pas kësaj, avokati i familjes Bajraj reagoi ditën e djeshme duke i cilësuar akuzat e deputetes si të pabazuara në prova dhe me karakter denigrues ndaj klientëve të tij. Në një qëndrim zyrtar, avokati Sokol Tahiraj theksoi se deklaratat e bëra publikisht përbëjnë, një sulm ndaj dinjitetit dhe reputacionit të personave që ai përfaqëson. Më tej në deklaratën e tij, Tahiraj tha se në një shtet të së drejtës askush nuk mund të shpallet fajtor pa vendim gjykate.

Njoftimi

KALLËZIM PENAL DREJTUAR:  PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRPUSIONIT DHE   KRIMIT TE ORGANIZUAR

KALLËZUES:  BEHAR BRAJOVIQ  SAFET RUSTEMI

KUNDËR:  Marjana Koçeku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë (e zgjedhur në Qarkun Shkodër)

I/E nderuar Prokurore;

Në mbështetje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale për kallëzimin e veprës penale, paraqes këtë kallëzim dhe parashtroj sa vijon.

FAKTET

Më datë 17.06.2026, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Marjana Koçeku, ka publikuar në rrjete sociale (Facebook/Instagram), deklaratë e cila është riprodhuar gjerësisht në media, sa vijon: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Me këtë deklaratë publike, deputetja: (a) i drejton familjes Bajri një kërcënim të hapur për ta “shkatërruar”; dhe (b) lë të kuptohet/pretendon publikisht se familja Bajri ka kërcënuar familjen e saj. Pretendimi se familja Bajri e ka kërcënuar është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur. Anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen.

Deputetja nuk i ka paraqitur provat e pretenduara pranë organeve kompetente, por ka zhvilluar akuza publike në media e rrjete sociale, duke i atribuar rrejshëm familjes një vepër penale (kanosje) dhe duke cenuar rëndë nderin e dinjitetin e saj.

Deklarata nuk i drejtohet një individi të caktuar, por familjes/fisit Bajri në tërësi. Akuza dhe kërcënimi publik shtrihen kështu mbi çdo anëtar të familjes, përfshirë persona që nuk janë palë në asnjë procedim, të afërm dhe fëmijë të mitur, duke cenuar nderin, dinjitetin dhe sigurinë e tyre, dhe duke paragjykuar edhe ata që mbrohen nga prezumimi i pafajësisë. Shtrirja kolektive e deklaratës, zotimi publik për ta “shkatërruar” familjen “sa ta kem jetën” dhe konteksti i mundshëm i gjakmarrjes, së bashku me faktin që deklarata vjen nga një person me autoritet publik dhe është përhapur gjerësisht, përbëjnë rrethana rënduese që shumëfishojnë dëmin dhe rrezikun ndaj familjes.

Kallëzuesi ngre dyshimin se këto deklarata mund të jenë bërë edhe për përfitim politik e publik, në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike të deputetes; megjithatë, vlerësimi i motivit i mbetet hetimit.

CILËSIMI I MUNDSHËM JURIDIK

Faktet e mësipërme mund të përbëjnë:

“Shpifja” (neni 120/2 i Kodit Penal) — atribuim i rremë publik i një vepre penale (kanosje) ndaj familjes Bajri.

Elementi objektiv:

Deputetja ka deklaruar publikisht:

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue…”

Kjo deklaratë, sipas kallëzuesit, përçon te publiku mesazhin se familja Bajri ka ndërmarrë ose po ndërmerr veprime kërcënuese ndaj familjes së deputetes.

Edhe pse nuk thuhet shprehimisht “familja Bajri më ka kërcënuar”, lidhja logjike që krijohet është se ekziston një rrezik që vjen prej tyre, aq sa deputetja ndien nevojën të paralajmërojë publikisht se do të reagojë ndaj tyre.

Për pasojë, publikut i paraqitet si fakt se familja Bajri është e përfshirë në sjellje kriminale ose intimidimi.

Pavërtetësia e faktit

Sipas pretendimit të kallëzuesit:

nuk ekziston asnjë provë që familja Bajri ka kërcënuar deputeten ose familjen e saj;

nuk ekziston asnjë procedim penal, vendim gjykate apo akt zyrtar që mbështet një pretendim të tillë;

disa prej personave që identifikohen publikisht me familjen Bajri ndodhen të privuar nga liria dhe nuk kanë pasur mundësi faktike të kryejnë veprimet e nënkuptuara.

Në këto rrethana, deklarimi publik paraqitet si atribuim i një fakti të pavërtetë.

Cenimi i reputacionit:

Deklarata është bërë nga një deputete e Kuvendit dhe është shpërndarë gjerësisht në media kombëtare.

Për shkak të pozicionit publik të autores:

deklarata ka pasur ndikim të gjerë;

ka ekspozuar familjen Bajri para opinionit publik si burim kërcënimi dhe dhune;

ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e anëtarëve të familjes.

Elementi subjektiv:

Autorja ka vepruar me dashje, pasi:

ka identifikuar publikisht një familje të caktuar;

ka zgjedhur të bëjë deklaratën në rrjete sociale;

ka qenë e vetëdijshme për rezonancën publike që do të kishte deklarata e saj.

Prandaj mund të argumentohet se janë përmbushur elementet e veprës së shpifjes, paragrafi 2.

“Kanosja” (neni 84 i Kodit Penal) — vetë deklarata e deputetes përmban një kërcënim publik për ta “shkatërruar” familjen.

Elementi objektiv:

Në të njëjtën deklaratë deputetja shprehet:

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Ky nuk është thjesht një reagim emocional apo figurë retorike.

Deklarata:

i drejtohet një subjekti konkret dhe të identifikueshëm (“Bajrajve të Shkodrës”);

përmban premtimin e një veprimi të ardhshëm ndëshkues;

përdor termin “ju shkatërrue”, i cili në gjuhën e zakonshme nënkupton shkaktimin e dëmit shumë serioz ndaj personit, familjes ose interesave të tij.

Krijimi i gjendjes së frikësimit:

Një familje e identifikuar në një deklaratë të tillë:

është vendosur nën presion publik;

është ekspozuar ndaj reagimeve të tretëve;

është vënë përballë një paralajmërimi serioz për hakmarrje.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se deklarata nuk është bërë nga një person privat, por nga një figurë publike me autoritet institucional.

The post Safet dhe Behar Bajri kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun: Na ka cënuar nderin dhe dinjitetin appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca nuk bën dot numrat në Kuvend, shtyn seancën në orën 18:30 për votimin e projektligjeve me shumicë të cilësuar
Pas rikthimit në seancën e Kuvendit për herë të katërt për shkak të ndërprerjeve dhe tensioneve, deputeti Taulant Balla propozoi në emër të PS mbylljen e diskutimeve, për shkak të pamundësisë së vijimit të saj dhe kalimit të saj në votim të projektligjeve.

Por seanca u shty për në orën 18:30, ku do kalohet direkt te votimi i projektligjeve, disa prej të cilëve me shumicë të cilësuar, pasi nuk bëheshin numrat e deputetëve, teksa opozita refuzoi të merrte pjesë.

Një prej tyre, Amnistia Penale, kërkon patjetër 84 vota që të kalojë.

Por si rrodhën ngjarjet në Kuvend?

“Pas një tentative si asnjëherë më parë, në pamundësi të zhvillimit të saj, propozoj ndërprerjen e diskutimeve, për bllokimin e Kuvendit dhe ligjeve. Kjo është turp i madh që bie mbi ju. Jemi për 2 ligje që janë për axhendën evropiane, për të dëgjuar ministrin e Jashtëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi në kushtet që propozoj ndërprerjen e diskutimeve, interpelancat që quhen të ekzekutuara dhe të kalojmë direkt në votim, propozoj që kjo të hidhet në votim”, tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Opozita kundërshtoi përsëri duke bllokuar Foltoren e Kuvendit, kurse Peleshi u shpreh se i kishte ftuar kryetarët e grupeve parlamentare, por ata të opozitës nuk ishin paraqitur.

“Ju ftova krerët e grupeve parlamentare, por ata të opozitës nuk erdhën. Nuk ka mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë bllokim, nuk gjej asnjë zgjidhje, ndaj zoti Balla propozon ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim”, tha ai mes të tjerash.

Me shumicë votash nga mazhoranca u votua me 79 vota pro dhe dy kundër për miratimin e ndërprerjes së diskutimeve dhe kalimin direkt në votim.

Interpelancat u konsideruan të ezauruara dhe do kalohej direkt te votimi i projektligjeve në rend dite.

Peleshi dha edhe 5 minuta të tjera pushim para se të votohej.

Por pas rikthimit në sallë, seanca nisi me një propozim të ri të kreut të grupit të PS, taulant Balla, pasi disa nga projektligjet kërkonin shumicë të cilësuar.

“Zoti kryetar i Kuvendit, për shkak se sot kemi votime me numër të cilësuar dhe për shkak të deputetëve që kërkojnë kohë për të ardhur, propozoj që votimi të rifillojë në porën 18:30”, tha Balla.

Kjo solli reagimin e fortë të deputetëve të opozitës që kërkuan llogari pse po shtyhej votimi dhe seanca.

Peleshi i njoftoi se po shtyhej vetëm në orar dhe nuk po anulohej.

“Seanca ka votuar për ndërprerjen e diskutimeve pas mungesës së normalitetit në sallë. Tani vetëm po shtyhet sipas propozimit të zotit Balla dhe po kalon në votim ky propozim”, tha Peleshi.

Me 77 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, u vendos që në orën 18:30 të votohej direkt në seancën e Kuvendit, për pikat e tjera të rendit të ditës, kryesisht projektligjet, mes tyre Amnistia Penale dhe Kodi Rrugor.

Seancë Plenare 18 Qershor 2026:

“Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.

Njoftime.

Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

Projektligji “Për dhënie amnistie”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 –2030”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës”.

The post Mazhoranca nuk bën dot numrat në Kuvend, shtyn seancën në orën 18:30 për votimin e projektligjeve me shumicë të cilësuar appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se u vra dhe u zhduk nga shoku i tij, gjendet trupi i pajetë i 34 vjeçarit Eglant Koci
Është gjetur trupi i pajetë i Eglant Koçit, 34 vjeçarit të zhdukur në fillim të qershorit, dhe që dyshohet se u vra nga miku i tij, Armand Shakaj.

Raportohet se i riu, i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në zonën mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë, ndërsa polumbarët e RENEA-s po punojnë për të nxjerrë trupin e tij.

Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, ndërsa u vu në pranga kamarieri i lokalit të tij, Enea Zyferi.

Armand Shakaj, është kapur nga kamerat e sigurisë me një çantë dhe qese të zezë duke tërhequr diçka të dyshimtë që mendohet se ndodhej trupi i të riut.

Më pas, i ka vendosur në makinën e tij, ku dyshohet se trupi ka qëndruar për 24 orë.

Ai ka marrë më pas një karrotrec për të transportuar mjetin deri në Ibë, me pretendimin se kishte pësuar një defekt.

Nga atje, ai është larguar me mjetin e tij dhe më pas i ka kërkuar kamarierit që ta lajë në lavazh. Brenda makinës, hetuesit gjetën gjurmë gjaku, vegla pune si lopata me baltë.

The post Dyshohet se u vra dhe u zhduk nga shoku i tij, gjendet trupi i pajetë i 34 vjeçarit Eglant Koci appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama! Pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku
Një tjetër person i shpallur në kërkim nga drejtësia është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, ka vendosur t’u dorëzohet autoriteteve pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO).

Rama dyshohet se luante rolin e pastruesit të parave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme të grupit kriminal të udhëhequr nga Luçiano Koçeku, i njohur ndryshe edhe me emrin Artur Koçeku.

Strukturat e posaçme kishin shtrirë kontrollet për lokalizimin e tij, çka dyshohet se ka detyruar të kërkuarin që të vetëdorëzohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për t’u përballur me akuzat e rënda të ngritura nga SPAK.

The post I shpallur në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama! Pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ AMP jep detajet: Ekzekutuam masat e GJKKO-së ndaj ish-drejtorit rajonal, ish-shefit të sektorit dhe familjarit të tij, kontrolle në banesa dhe…
Pak orë pas operacionit të SPAK dhe BKH në qarkun e Korçës ditën e sotme, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndau edhe detajet e këtij aksioni dhe masat ndaj dy ish-zyrtarëve rajonalë në varësi të saj.

Mësohet se GJKKO ka dhënë tre masa sigurie, ku një prej të dyshuarve është i afërm i ish-shefit të sektorit të AMP-së rajonale. Masat janë detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë.

Zyrtarisht konfirmohet se në zbatim të vendimit gjyqësor, ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është caktuar masa e sigurimit “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke u urdhëruar të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe të dorëzojë pranë Policisë Gjyqësore dokumentet e vlefshme që shërbejnë për kalimin e kufirit shtetëror.

Kurse ndaj shtetasit Klevis Ramadan Hoxha, ish-drejtor rajonal i AMP, janë caktuar masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ai është detyruar të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 11:00, si dhe të dorëzojë dokumentet e udhëtimit sipas përcaktimeve të vendimit gjyqësor.

Dhe ndaj shtetasit Devis Ramadan Ago, ish-shef sektori i AMP, është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”, me detyrimin për t’u paraqitur javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 12:00.

Gjithashtu, BKH ka ushtruar edhe kontrolle në banesat e tyre, teksa akuzohen për shpërdorim detyre, por nuk jepen detaje në lidhje me ngjarjen ku dyshohet se janë përfshirë.

Njoftimi i plotë i AMP:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në zbatim të vendimeve të gjykatës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të caktuara ndaj shtetasve Glodian Gëzim Ahmetaj, Klevis Ramadan Hoxha dhe Devis Ramadan Ago.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke u urdhëruar të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe të dorëzojë pranë Policisë Gjyqësore dokumentet e vlefshme që shërbejnë për kalimin e kufirit shtetëror.

Ndaj shtetasit Klevis Ramadan Hoxha janë caktuar masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ai është detyruar të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 11:00, si dhe të dorëzojë dokumentet e udhëtimit sipas përcaktimeve të vendimit gjyqësor.

Ndaj shtetasit Devis Ramadan Ago është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”, me detyrimin për t’u paraqitur javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 12:00.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet e përcaktuara nga gjykata, ndërsa me urdhër të autoritetit procedues janë ushtruar edhe tre kontrolle banesash me qëllim kërkimin dhe administrimin e provave me interes për hetimin.

Shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj, ish Drejtor Dege në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhe Devis Ramadan Ago, ish Shef Sektori në AMP, janë subjekt i këtij procedimi penal dhe i masave të sigurisë të vendosura nga gjykata.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore rithekson se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo rast i dyshuar për shkelje të ligjit trajtohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. AMP mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, ekzekutimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës, sigurinë e komunitetit dhe integritetin e institucioneve ligjzbatuese”.

The post Operacioni i SPAK/ AMP jep detajet: Ekzekutuam masat e GJKKO-së ndaj ish-drejtorit rajonal, ish-shefit të sektorit dhe familjarit të tij, kontrolle në banesa dhe… appeared first on Albeu.com.