D Marku, Author at Albeu.com

FAKTET FLASIN, I DYSHUARI JO! Artisti mohon David Anthony Burke akuzat për 14-vjeçaren
Këngëtari amerikan D4vd është deklaruar i pafajshëm përballë akuzës së vrasjes së një vajze 14-vjeçare, një çështje që ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, u paraqit këtë të martë për herë të parë në gjykatë në Los Anxhelos, ku avokatët e tij dhanë deklarimin e pafajësisë në emër të tij.

Celeste Rivas Hernandez u zhduk në prill të vitit 2025 pasi kishte vizituar shtëpinë e këngëtarit në zonën e Hollyëood Hills.

Sipas prokurorisë, vajza nuk u pa më kurrë e gjallë pas asaj nate.

Mbetjet e saj të dekompozuara u zbuluan në shtator të po atij viti, në bagazhin e përparmë të një automjeti Tesla të regjistruar në adresën e Burke në Teksas.

Prokurori i qarkut të Los Anxhelosit, Nathan Hochman, deklaroi se ndaj këngëtarit janë ngritur tre akuza: vrasje në rrethana cilësuese, vrasje për përfitim financiar dhe eliminim i një dëshmitari.

Sipas tij, viktima mund të ketë qenë dëshmitare në një hetim që lidhej me sjellje të papërshtatshme seksuale të artistit.

Prokuroria pretendon se motivi i krimit lidhej me ruajtjen e karrierës së suksesshme muzikore të Burke, të cilën viktima dyshohet se po e kërcënonte.

Gjithashtu, dokumentet gjyqësore përshkruajnë detaje tronditëse, përfshirë copëtimin e trupit të 14 vjeçares.

Familja e saj ka deklaruar se është e vendosur të kërkojë drejtësi dhe të ruajë kujtimin e vajzës së tyre.

Nëse shpallet fajtor, Burke mund të përballet edhe me dënim me vdekje.

The post FAKTET FLASIN, I DYSHUARI JO! Artisti mohon David Anthony Burke akuzat për 14-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash për asnjë mashkull në botë
Pas zhvillimeve të fundit brenda spektaklit “Ferma VIP 3”, ku Vanesa Sono shprehu hapur pëlqimin e saj për Indrin dhe u pa e përfshirë emocionalisht në raportin mes tyre, Romiri e ka këshilluar ditën e sotme që nuk ia vlen të qajë për një mashkull..

Fermeri gjatë një bisede me Vanesën, i ka kërkuar të mos e përjetojë emocionalisht situatën dhe të mos vuajë për një mashkull.

“Mua nuk më pëlqen të hyj nëpër komente për gjëra të tilla, janë gjëra që nuk zgjidhen me analiza, por ama një gjë di ta them: Nuk ia vlen asnjë mashkull në botë që ti të qash për të. E di çfarë do të thotë të qajë një femër… kurrë nuk ia vlen. Shih qejfin tënd, bëj çfarë të thotë shpirti yt, por jo të vuash për gjëra të kota. Ti ke jetën përpara,” është shprehur Romiri.

Deklarata e tij vjen një ditë pas spektaklit të djeshëm, ku Vanesa u shfaq e prekur për shkak të marrëdhënies së komplikuar me Indrin, i cili nga ana e tij ka deklaruar se nuk është i gatshëm për një lidhje dashurie për shkak të së kaluarës së tij personale dhe përgjegjësisë si baba.

The post Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash për asnjë mashkull në botë appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka skenë për gjenocid”, më shumë se 1,100 artistë bëjnë thirrje për bojkot të Eurovisionit
Më shumë se 1,100 artistë, përfshirë emra të famshëm si Massive Attack, Peter Gabriel, Roger Waters dhe Brian Eno, mbështesin bojkotin e Festivalit të Këngës në Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Në një letër të hapur të botuar sot nga iniciativa “Pa Muzikë për Gjenocidin”, nënshkruesit deklarojnë se e refuzojnë përdorimin e Eurosong për të zbutur dhe normalizuar gjenocidin, rrethimin dhe pushtimin brutal ushtarak të palestinezëve nga Izraeli.

Gjithashtu, nisma për Palestinë të lirë iu bashkua letrës së hapur të publikuar sot nga platforma “Pa Muzikë për Gjenocid”, nënshkruesit e së cilës bëjnë thirrje për bojkotimin e konkursit muzikor të Eurosong-ut dhe kundërshtojnë normalizimin e gjenocidit në Gaza, rrethimin dhe pushtimin brutal ushtarak të palestinezëve.

Muzikantët, përfshirë ish-fituesit e Eurovisionit Emmelie de Forest dhe Charlie McGettigan, thonë se “shprehin solidaritet me thirrjet palestineze ndaj transmetuesve publikë, interpretuesve, organizatorëve të bashkë-shikimit, ekipeve teknike dhe fansave për të bojkotuar Festivalin e Këngës në Eurovision” derisa organizatorët e konkursit ta ndalojnë Izraelin të marrë pjesë, për atë që një komision i pavarur hetimor i OKB-së e ka përshkruar si gjenocid në Gaza.

Pas asamblesë së 95-të të përgjithshme të organizatorëve të Festivalit të Këngës në Eurovision – Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), të mbajtur në Gjenevë dhjetorin e kaluar, ku anëtarët votuan për reforma, por nuk pezulluan stacionin radioteleviziv izraelit KAN, pesë stacione radiotelevizive evropiane u tërhoqën nga konkursi.

Muzikantët anembanë botës që mbështesin bojkotin, përfshirë njëzet e gjashtë muzikantë/grupe nga Kroacia, shkruajnë në një letër: “Ne mirëpresim tërheqjet parimore të stacioneve radiotelevizive spanjolle, irlandeze, islandeze, sllovene dhe holandeze, si dhe finalistët e shumtë të përzgjedhjeve kombëtare që janë zotuar të refuzojnë të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision. Ashtu si artistët dikur iu kundërvunë shtypjes në Afrikën e Jugut, ashtu qendrojme së bashku sot.”

Pas asamblesë së përgjithshme të EBU-së, media izraelite zbuloi se Presidenti izraelit Isaac Herzog kishte nisur “një fushatë diplomatike intensive, njëmujore, që u zhvillua kryesisht prapa skenave”, duke lobuar te transmetuesit evropianë për të mbështetur përfshirjen e Izraelit. Duke reaguar ndaj lajmit, José Pablo López, president i transmetuesit spanjoll RTVE, tha: “Izraeli ka manovruar në hije për muaj të tërë. Ajo që dukej të ishte një debat demokratik në Gjenevë nuk ishte gjë tjetër veçse një farsë e gatuar në zyra pas dyerve të mbyllura… Qeveria izraelite do të vazhdojë ta përdorë festivalin siç e sheh të arsyeshme”.

Nënshkruesit e letrës theksuan se Herzog ishte “përmendur në parashtresën e Republikës së Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për nxitje të gjenocidit”. Ndërkohë, Shoqata Ndërkombëtare e Ekspertëve të Gjenocidit ka deklaruar se Izraeli kreu gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, dhe organizatat kryesore të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, pajtohen me këtë.

EBU-ja e ndaloi shpejt Rusinë të merrte pjesë për shkak të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, duke deklaruar në atë kohë se “përfshirja e një përfaqësuesi rus në konkursin e këtij viti do të dëmtonte reputacionin e konkursit”. Muzikantët theksojnë në letër se: “Megjithatë, më shumë se 30 muaj gjenocid në Gaza, së bashku me spastrimin etnik dhe grabitjen e tokës në Bregun Perëndimor të pushtuar, nuk konsiderohen si një arsye e mjaftueshme për të zbatuar të njëjtën politikë ndaj Izraelit”.

Më shumë se një mijë nënshkrues të letrës bien dakord se: “ka momente në kohë kur pasiviteti dhe heshtja nuk janë opsione”. Ata shtojnë: “Ne refuzojmë të heshtim ndërsa dhuna gjenocidale izraelite bëhet kolonë zanore dhe hesht jetët palestineze. Ndërsa fëmijët në burgjet izraelite vuajnë rrahje për këngën e tyre. Ndërsa pothuajse çdo skenë, studio, librari dhe universitet në Gaza është shndërruar në grumbuj rrënojash nën të cilët trupat e të vrarëve ende presin nxjerrjen dhe varrimin dinjitoz”.

Iniciativa për një Palestinë të Lirë shton se për më shumë se dy vjet e gjysmë kemi qenë dëshmitarë publikë të relativizimit të krimeve izraelite përmes kulturës, shkencës, sportit, argëtimit, politikës dhe medias. Konkursi i Këngës në Eurovision është një konkurs, transmetimi i të cilit ndiqet nga mbi 160 milionë shikues dhe është e turpshme që këtë vit Izraeli do të marrë një vend në atë skenë për propagandë shtesë dhe për ta prezantuar veten si një shtet i civilizuar dhe kulturor, pavarësisht të gjitha krimeve dhe agresioneve që regjimi izraelit po kryen në të ashtuquajturën Lindje të Mesme. Duke transmetuar Konkursin e Këngës në Eurovision, Radiotelevizioni Kroat mbështet pjesëmarrjen e Izraelit dhe regjimin izraelit, dhe duhet ta thotë qartë: Nuk ka skenë për gjenocid! Bojkoti nuk synon vetë konkursin, por shfrytëzimin e tij nga regjimi i aparteidit izraelit.

Iniciativa u bën thirrje muzikantëve, grupeve muzikore dhe artistëve të tjerë që nuk e kanë nënshkruar letrën deri më tani, ta nënshkruajnë atë dhe të mos lejojnë që muzika, kultura dhe biznesi i spektaklit të përdoren për të promovuar dhe mbuluar krimet izraelite dhe aparteidin.

The post “Nuk ka skenë për gjenocid”, më shumë se 1,100 artistë bëjnë thirrje për bojkot të Eurovisionit appeared first on Albeu.com.

OKB në Kosovë përshëndet aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka përshëndetur aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në reagimin zyrtar, OKB thekson se vendimi sjell drejtësi për një rast që kishte tronditur thellë opinionin publik në Kosovë dhe dërgon një mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave nuk do të mbeten pa përgjigje ligjore.

“Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes dhe të gjithë të prekurve, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave,” thuhet në deklaratë.

Po ashtu, OKB në Kosovë ka riafirmuar angazhimin për të mbështetur institucionet vendore në forcimin e mekanizmave të parandalimit, mbrojtjes dhe qasjes në drejtësi, si dhe në koordinimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore.

Deklarata është bërë nga Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Stephen O’Malley, në emër të Ekipit të OKB-së në Kosovë.

Rreth 60 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010 – në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Më 12 prill 2024, Erona Cokli, 21-vjeçare, u vra nga bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Katër ditë më vonë, më 16 prill, po nga bashkëshorti u vra edhe 43-vjeçarja Gjyljeta Ukella, në Pejë.

Më 21 janar 2026 një grua tjetër u vra – dorasi i krimit në Dragash dyshohet të jetë i biri i saj

The post OKB në Kosovë përshëndet aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa ndihmon mjekët ukrainas të sigurojnë një ‘pickup’ për evakuime në zonën e luftës
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbështetur një nismë bamirësie që ka ndihmuar mjekët ushtarakë ukrainas të sigurojnë një automjet pickup, i cili do të përdoret për evakuime dhe misione në zonat e luftës.

Sipas materialit të publikuar, automjeti i është dorëzuar Batalionit të Parë të Veçantë Mjekësor, falë një fushate grumbullimi fondesh ku u përfshi edhe mbështetja e artistes.

Mjeti pritet të shërbejë në operacione emergjente, duke ndihmuar ekipet mjekësore të lëvizin më shpejt dhe më sigurt në terren, sidomos gjatë evakuimit të të plagosurve.

Fondet janë mbledhur gjatë një eventi bamirësie të organizuar nga Service95, platforma e themeluar nga Dua Lipa. Më pas, paratë janë transferuar te Driving Ukraine, një organizatë që merret me përshtatjen dhe modifikimin e automjeteve për nevojat e mjekëve dhe të ushtrisë në Ukrainë.

Dua Lipa helped Ukrainian medics acquire a pickup truck

The First Separate Medical Battalion received the vehicle thanks to a fundraiser supported by the singer.

The pickup will be used for evacuations and missions in the combat zone.

The funds were raised at a charity event… pic.twitter.com/euMOocyBwk

— NEXTA (@nexta_tv) April 21, 2026

Në një reagim në Instagram, pjesëtarë të njësisë mjekësore e kanë përshkruar ndihmën si një surprizë pozitive, duke shkruar: “Shanset që Dua Lipa të ndihmonte në ngritjen e fondeve për një automjet për njësinë tonë nuk ishin të mëdha… por nuk ishin asnjëherë zero”.

Nisma vjen në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme humanitare që synojnë të mbështesin shërbimet emergjente në Ukrainë, në një kohë kur nevojat në terren mbeten të larta.

The post Dua Lipa ndihmon mjekët ukrainas të sigurojnë një ‘pickup’ për evakuime në zonën e luftës appeared first on Albeu.com.

Gjykimi i Murselit për vrasjen e Liridonës, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi
Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reagojnë figura të njohura, përfshirë Dafina Zeqirin që kërkon vendosjen e një standardi të qartë drejtësie

Pas shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, kanë vazhduar reagimet nga figura të ndryshme publike.

Sipas vendimit të gjykatës, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Reagimeve të mëhershme iu është bashkuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh të shkurtër, duke theksuar nevojën për standarde të qarta në trajtimin e rasteve të tilla.

Ajo në postim në InstaStory shkroi: “Le të jetë ku standardi”.

Rasti vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, ndërsa vendimi i gjykatës ka nxitur diskutime të gjera në opinion.

The post Gjykimi i Murselit për vrasjen e Liridonës, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi appeared first on Albeu.com.

Loredana zbulon ofertat për Karim Adeyemin – e ardhmja e yllit të Dortmundit mbetet e paqartë
E ardhmja e Karim Adeyemi te Borussia Dortmund po vazhdon të mbetet temë diskutimi, ndërsa kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2027 dhe bisedimet për rinovim ende nuk janë finalizuar.

Klubi gjerman prej kohësh ka vendosur në tavolinë një ofertë për zgjatje kontrate, ndërsa lojtari, me ndihmën e agjentit të njohur Jorge Mendes, po negocion kushtet për pagën dhe klauzolën e lirimit.

Pavarësisht interesimit të mëparshëm nga Anglia, aktualisht nuk raportohet për oferta konkrete nga klubet elitare, sidomos për shkak të formës së luhatshme të 24-vjeçarit në pjesën e dytë të sezonit, ku shpesh ka mbetur në stol.

Në këtë situatë, vëmendjen e ka tërhequr edhe bashkëshortja e tij, Loredana, e cila në një transmetim në Twitch ka folur për ofertat dhe të ardhmen e lojtarit.

Ajo është shprehur: “Ai pati shumë mundësi për të ndërruar klube. Por, Karim është thjesht një person besnik”.

Më tej, Loredana ka komentuar edhe jetën në Dortmund, duke mos i kursyer kritikat: “Dortmundi nuk është qyteti më i bukur, kështu që nuk kemi nevojë t’i gënjejmë askujt dhe të themi se është e mrekullueshme të jetosh këtu. Sigurisht, ka vende më të bukura. Por kjo nuk ka fare rëndësi për mua”.

Ajo ka shtuar gjithashtu se Adeyemi ka një qëndrim të qartë për karrierën e tij: “Ai gjithmonë thotë: Nëse ndonjëherë largohem nga Dortmundi, do ta bëj me mirënjohje. Ai dëshiron të ndiejë se vërtet dha gjithçka për këtë ekip”.

Sipas saj, sulmuesi gjerman ka një objektiv të madh me klubin: “Ëndrra e tij është të fitojë kampionatin me Dortmundin. Ai e dëshiron me dëshpërim këtë”.

Ndërkohë, vetë Adeyemi ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen, duke thënë: “Gjithçka mund të ndryshojë. Por unë gjithashtu them: Ndihem rehat aty ku jam tani”.

The post Loredana zbulon ofertat për Karim Adeyemin – e ardhmja e yllit të Dortmundit mbetet e paqartë appeared first on Albeu.com.

Eronita zbulon diferencën e moshës me Bleron pas lajmit për shtatzëninë
Prej disa ditësh, këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita kanë bërë publik lajmin se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi ka ngjallur interes të madh në publik, ndërsa çifti ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale.

Në këtë kuadër, Eronita ka vendosur të zhvillojë një sesion pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka pranuar të përgjigjet në disa prej kurioziteteve më të shpeshta rreth jetës së tyre private.

Ajo ka konfirmuar gjithashtu se çifti do të bëhet prind i një djali, duke ndarë kështu një tjetër detaj të rëndësishëm nga kjo periudhë e veçantë për ta.

Ndër pyetjet e shumta, nuk ka munguar as ajo për diferencën e moshës mes saj dhe Bleros.

Pa hezitim, Eronita ka zbuluar se mes tyre ka një diferencë prej 17 vitesh.

The post Eronita zbulon diferencën e moshës me Bleron pas lajmit për shtatzëninë appeared first on Albeu.com.

Influencuesja kontroverse ndalohet të hyjë në Britani, kërcënon të sfidojë vendimin me kalim detar
Një influencuese amerikane e njohur për qëndrimet e saj të forta kundër Islamit dhe për veprime provokuese, përfshirë djegien e një kopjeje të Kuranit, është ndaluar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një tubim politik të planifikuar në Londër.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme britanike pas shqetësimeve të ngritura nga deputetë dhe organizata të ndryshme, të cilat paralajmëruan se prania e saj mund të krijonte tensione dhe të ishte e dëmshme për rendin publik.

Pas ndalimit, influencuesja reagoi përmes një videoje në rrjetin social X, duke deklaruar se plani fillestar për të udhëtuar me avion ishte bllokuar. Ajo pretendoi se do të përpiqej të hynte në vend përmes një rruge alternative detare, duke bërë gjithashtu deklarata provokuese për mbështetje të mundshme nga figura politike amerikane dhe ushtria amerikane.

Vendimi u mirëprit nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët e cilësuan si një masë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit social, duke theksuar se lejimi i saj do të mund të dërgonte një mesazh negativ për komunitetet e caktuara fetare në vend.

Ajo ishte planifikuar të fliste në një aktivitet të organizuar në Londër, i cili më parë ka tërhequr pjesëmarrje të madhe. Autoritetet britanike theksuan se vendimi për ndalim është marrë mbi bazën e interesit publik, një kompetencë që përdoret në raste kur prania e një individi konsiderohet potencialisht problematike për shoqërinë.

The post Influencuesja kontroverse ndalohet të hyjë në Britani, kërcënon të sfidojë vendimin me kalim detar appeared first on Albeu.com.

A do jenë sërish bashkë vitin e ardhshëm? Opinionistët flasin pas përfundimit të spektaklit, Kryemadhi: Ne kemi qenë…
Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për Top Channel pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione.

Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm.

Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”.

Monika Kryemadhi: Ne jemi gjithmonë në festë.

Arbër Hajdari: Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë.

Arbër Hajdari: Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur Big Brother, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë.

Monika Kryemadhi:: Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia…

Arbër Hajdari: Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar Big Brother dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë.

Monika Kryemadhi: Edhe me dashuri të madhe.

Pyetje: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm?

Monika Kryemadhi:: Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.

The post A do jenë sërish bashkë vitin e ardhshëm? Opinionistët flasin pas përfundimit të spektaklit, Kryemadhi: Ne kemi qenë… appeared first on Albeu.com.