Covid-19 mund të ngjajë me ftohjen e zakonshme deri në pranverën e vitit të ardhshëm pasi imuniteti i njerëzve ndaj virusit rritet nga vaksinat dhe ekspozimi, thonë ekspertët.
Sir John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, tha se gjërat do të jenë mirë pasi të ketë kaluar dimri, duke shtuar se ka pasur ekspozim të vazhdueshëm ndaj virusit edhe tek njerëzit që janë të vaksinuar. Ndërsa Prof. Dame Sarah Gilbert tha se viruset kanë tendencë të bëhen më të dobëta ndërsa përhapen. Koronaviruset sezonale shkaktojnë ftohje dhe Gilbert tha se Sars-CoV-2 do të bëhet një prej tyre.
I pyetur për komentet e Gilbert në Times Radio, Sir John tha:
“Nëse shikoni në trajektoren në të cilën jemi, ne jemi shumë më mirë sesa ishim 6 muaj më parë. Dhe unë mendoj do të ketë shumë ekspozim ndaj Deltës, ne mund të shohim që numrat e rasteve janë mjaft të larta. Nëse njerëzit që kanë marrë dy doza vaksine, infektohen asimptomatikisht, kjo do ta shtojë imunitetin tonë në mënyrë të konsiderueshme, kështu që unë mendoj se po shkojmë drejt pozicionit që Sarah përshkruan, ndoshta deri në pranverën e ardhshme, do të ishte pikëpamja ime.
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar,…
Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…
Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…
Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…