Berisha: Do pranojmë çdo rezultat
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat pas përfundimit zyrtar të zgjedhjeve, deklaron se do të njohë çdo rezultat zgjedhor. Sipas kryeministrit zgjedhjet kanë qënë të qeta dhe shqiptarët kanë votuar si europianë.

Pas mbylljes së kutive të votimit, kryeministri Berisha e vlerësoi procesin si të qetë dhe dinjitoz duke bërë me dije qe Partia Demokratike do të njohë çdo rezultat, ndërsa ftoi kundërshtarët politik që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Vendi përjetoi një proces zgjedhorë të qetë e dinjitoz, të bazuar në ligjin e zgjedhjeve dhe ne nje pjesëmarrje të lartë”- tha Berisha

Kreu i qeverisë ka falenderuar vëzhguesit vendas dhe të huaj për vëzhgimin sipas tij dinjitoz të tyre.

“Dua të falenderoj mijëra vëzhgues vendas dhe të huaj që ndoqën këtë proces zgjedhor dinjitoz. Të falenderoj mediat që bënë transperencën e këtij procesi më mirë se kurrë në të katër anët e vendit. Shpreh kënaqësinë se procesi i grumbullimit të kutive nga qendrat e votimit është tërësisht normal”- tha ai.

Berisha theksoi se edhe kundërshtari duhet të pranojë çdo rezultat.

“Dëshiroj që edhe kundërshtari im të ketë gadishmëri për tu shkëputur njëherë e përgjithmonë nga praktikat e ankthit, të votës së qytetarëve, dhe të vendosë për të njohur çdo rezultat”theksoi kryeministri.

Ndërkaq, kryeministri deklaroi më tepër i beson sondazhit në facebook, se sondazhet e bëra nga partitë janë më të predispozuara për të dalë fituese, forca përkrahëse e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2011, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori