LISTA/ 5 anësorët që Chelsea do të synojë në merkaton e dimrit, përfshirë Hazard dhe Chiesa

Thomas Tuchel u ankua pasi skuadra e tij humbi dy pikë vendimtare në shtëpi ndaj Brighton të mërkurën.

Romelu Lukaku kaloi Chelsea-n në avantazh, por ata nuk arritën të rrisin epërsinë e tyre dhe u rikthyen pas barazimit të Danny Welbeck në kohën e dëmtimit.

Mount është golashënuesi më i mirë i Bluve në Premier League këtë sezon me shtatë, ndërsa Jorginho është në gjashtë dhe Lukaku pesë.

Por anësorët e frustruar të Tuchel nuk kanë arritur të shënojnë gola kur trajneri i tyre ka pasur nevojë për to.

Kai Havertz dhe Christian Pulisic janë dy për këtë sezon, ndërsa Hudson-Odoi, Timo Werner dhe Hakim Ziyech kanë nga një.

Dhe me hapjen e dritares së transferimeve të janarit të shtunën, SunSport peshon pesë anësorë që Chelsea mund të përpiqet të nënshkruajë.

1-Eden Hazard

2-Federico Chiesa

3- Allan Saint-Maximin

4-Ousmane Dembele

5-Rafinha /albeu.com


Shtuar 30.12.2021 12:41