U kapën 6 herë me kokainë në kontenjerë, avokatët e kompanisë “Alba Exotic Fuit” kërkesë për ndihmë ambasadores amerikane

“Alba Exotic Fruit” është kompania që është kapur 6 herë me ngarkesa kokaine duke i kaluar në vendin tonë. Sot avokati i kompnaisë përmes një shkrese i ka kërkuar ndihmë ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me caktimin e masës së arrestit me burg për pronarët e kësaj kompanie, Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Avokati kërkon mbrojtje, siguri dhe bashkëpunim me struktura të specializuara të SHBA-së, që me anë të hetimeve të dalë në dritë e vërteta.

“Kjo ka shërbyer që SPAK të caktojë masa sigurimi ‘arrest me burg’ për drejtuesit dhe pronarët e kompanisë dhe që nga ajo ditë kjo kompani gjendet nën terror të plotë mediatik e psikik, i linçuar dhe shkatërruar totalisht në imazh dhe veprimtari tregtare, dhe pas asnjë mbrojtje e siguri në biznesin e saj”, thuhet në shkresën drejtuar Yuri Kim.

Sipas avokatit SPAK nuk ka kryer verifikimet, investigimet apo hetimet për këtë ngjarje dhe shton më tej se aksesori i ventilimit të kontejnerit ku edhe u gjend lënda narkotike është në pronësi të shoqërisë transportuese ‘Maersk’, shoqëri e cila ka lidhur një kontratë për transport me kompaninë ‘Alba Exotic’. Pak muaj para se të ndodhte kjo ngjarje avokati thotë se kompania ‘Alba Exotic Fruit’ ka kërkuar nga SPAK ndihmë dhe mbështetje për rritjen e eficencës në sistemin e kontrollit dhe sigurisë gjatë zhdoganimit të kontejnerëve.

“Janë një ndër subjektet që Konventa dhe ligjet e tjera specifike i ngarkojmë me përgjegjësi direkte, nga momenti kur merret fruti nga subjekti i shtetit niset, deri tek dorëzimi te subjekti pritës, më tej kjo përgjegjësi shkon për kapiteri portesh, anijesh dhe autoriteteve portuale dhe policinë e sigurimit portual Durrës, dogana, etij. Dhe të fundit që mund të penalizohen në këtë varg përgjegjësi është kompania jonë, nisur nga detyrimi që kanë sipas konventë së kodit detar, atij doganore një sërë ligjesh të tjera. Dora kriminale nuk e ndaloi veprimtarinë e saj vetëm me episodin e datës 13.07.2021’ njëherazi me datë 17.07.21 në kontenierin e radhës të frutit të kompanisë, përsëri në pjesën e ventilimit u kap një sasi rreth 7 kg, të dyshuara si kokainë, por këtë herë trafikantët duke tentuar të marrin këtë sasi kishin humbur edhe kapakët e ventilatorëve të këtij kontenieri, që përbën veprim të dukshëm kriminal na njëra anë të autoriteteve përkatëse dhe kategorik përjashtues të dyshimit të kompanisë tonë nga anë tjerë dhe përgjegjshmëri të plotë të agjencisë ligjzbatuese që nga kapiteneria e anijes, kapiteneria e porteve, shoqërua transportuese ‘Maersk’, apo autoriteteve portuale”, thuhet më tej në shkresë.
Ngarkesa e fundit me kokinë e “Alba Exotic Fruit” ra në rrjetat e policisë me 12 tetornë portin e Durrësit. Në një nga kontejnerët që vinte për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, është kapur një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë kokainë. Kujtojmë se kjo është e gjashta herë që në kontejnerët e kësaj kompanie gjendet kokainë. Hera e pestë ishte më 7 shtator, ku u kapën rreth 7.7 kg kokainë e ndarë në 8 pako. Saga nuk ndalet me kaq pasi më datë 26 dhe 29 korrik u gjetën sasira 5 deri në 7 kg kokainë te pjesa e ventilimit, dhe po ashtu edhe më datë 12.10.21. Kujtojmë se në vitin 2019 kësaj firme iu kap në Greqi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit. Në atë kohë kokaina u zëvendësua me oriz nga DEA amerikane./Abcnews.al