homepage | trego shokut | stafi | kontakto
albeu.com logo
Moti
  Home  |    Toolbar falas (E RE)  |   KARTOLINA  |   Pėrdorni pėrmbajtjet tona (FREE)   |              Vizitorė online:
   »  Portali Mbarėkombėtar Shqiptar
Albeu.com bashkėpunon me
gazeta lajm
gazeta start
NJOFTIM
Albeu.com kerkon te punesoje agjent marketingu me pervoje ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Gjermani dhe Zvicerr. Te interesuarit, luten te dergojne nje CV ne e-mailin tone info@albeu.com!
Ju faleminderit!

Bota në vitin 2003

 

Cilët ishin momentet kryesore të vitit 2003? Është vështirë të gjindet, sepse thuajse çdo ditë e këtij viti ka qenë me plot ngjarje të rëndësishme që i ka interesuar gjithë botës. Por ne, në pamundësi për ti rradhitur të gjitha, për  ju zgjodhëm ngjarjet kryesore. Ndërsa për fjalën që ka kaluar më tepër, pa menduar fare e themi: ‘Irak’. Disa e quajnë  ‘çlirim’ e disa ‘pushtim’. Ne ua kemi lënë juve, që ju ta zgjidhni fjalën më të përshtatshme për këtë. E tani, pa mos ju marrur kohë, ju ftojmë të lexoni ngjarjet kryesore të vitit 2003.

2003-shi  është një nga vitet e kaluara të historisë së afërt. Aq i afërt saqë derisa lexoni ngjarjet, ato do të ju kujtohen me të gjitha detajet, sikur të kishin ndodhur dje… Me shpresë për vite më të mira…

 

J a n a r___________________________________

 

1 Janar

Luiz Inacio Lula , për herë të parë në historinë e Brazilit filloi detyrën si president i majtë.

 

5 Janar

Nga sulmet vetvrasëse të kryera nga dy terroristë në Tel Aviv, humbën jetën 23 veta.

 

10 Janar

Koreja Veriore lajmëroi se është tërhequr nga Marrëveshja për Pengimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). Vendimi tronditi tëtë botën.

 

18-19 Janar

Nga zjarret që kapluan malet e Australisë humbën jetën 4 veta ndërsa u dogjën mbi 400 shtëpi.

 

20 Janar

Këshilli i sigurimit i KB unanimisht votoi pro vendimit për prandalimin e kalimit të elementeve kimike, biologjike dhe nukleare në duart e terroristëve.

 

20 Janar

Libia u zgjodh kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së. SHBA dolën kundër këtij vendimi.

 

30 Janar

Richard Reid u dënua me denim të përjetshëm. Ai ishte akuzuar se duke vendosur dhe fshehur shpërthyesin në këpucën e vet, planifikonte të bobmardonte avionin e American Airlines, i cili ishte nisur nga Parisi për në Miami.

 

 

S h k u r t ___________________________________

 

1 Shkurt

Anija ajrore Columbia u copëtua duke hyrë në atmosphere në lartësi 62 kilometra, me ç’rast humbën jetën 7 austronaut amerikan.

 

4 Shkurt

Parlamenti Jugosllav i dha fund egzistimit të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe u formua Bashkësia Sërbi-Mal i Zi.

 

5 Shkurt

Ministri i Jashtëm amerikan Colin Powell, në fjalimin e tij të mbajtur në Keshillin e Sigurimit të KB, e akuzoi Irakun se duke mos pranuar egzistencën e armëve për zhdhukje masive i hap rrugën luftës. Ai gjithashtu akuzoi Irakun edhe marrëdhënie me EL-Kaiden.

 

7 shtete të Evropës Lindore, kandidate për anëtarësim në NATO nënshkruan një letër ku shprehej përkrahja e këtyre shteteve politikave të SHBA-ve në lidhje me Irakun. Kjo iniciativë, më 17 janar u kritikua nga presidenti francez Jacques Chirac.

 

10 Shkurt

Franca, Gjermania dhe Rusia morrën vendim të përbashkët për të penguar luftën në Irak. Chirac deklaroi se Franca është e gatshme të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit.

 

11 Shkurt

Lideri i El Kaides Usame Bin Ladin, në një kasetë të transmetuar në El Cezire, kërkoi përkrahje për pushtetin irakian.

 

14 Shkurt

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB, pas prezentimit të raportit të ekspertëve të armëve në lidhje me Irakun,  shumica e shteteve ishin për vazhdimin e kontrollit të ekspertëve të KB për mundësinë e egzistimit të armëve, ndërsa SHBA mbeti thuajse e vetmuar. Ministri i Jashtëm Francez Dominique de Villepin gjatë fjalimit deklaroi 'Sot nuk ka asnjë arsye për të përdorur forcë'' Këto fjalë u duar trokitën edhe pse një veprim i tillë është i ndaluar në mbledhjet e KS.

 

14 Shkurt

Koreja Veriore dhe ajo Jugore për here të parë pas 50 viteve hapën kufirin tokësorë me qëllim të kalimit të turistëve.

 

14 Shkurt

Delja kopje Dolly, 6 vjet pas kopjimit u vu në gjumë. Pas kësaj filluan polemikat rreth problemeve shëndetësore të kafshëve të kopjuara.

 

15 Shkurt

Në të gjithë botën mbi 10 milion veta protuestuan kundër luftës.

 

19 Shkurt

Marokieni Munir El Mutasaddik, i pari i gjykuar në lidhje me 11 Shtatorin 2001, u dënua me 15 vjet heqje lirie me akuzë se u ka ndihmuar sulmuesve.

 

19 Shkurt

Në Kirman, u rrëzua avioni i ushtrisë iraniane i prodhimit rus Iljushin-76. Në këtë aksident humbën jetën 275 ushtarë Iranian.

 

19 Shkurt

Në qytetin Daegu të Koresë Jugore nga zjarri i shkaktuar qëllimisht vdiqën 200 veta.

 

27 Shkurt

Ish presidentja e Republikës Sërbe të Bosnjës Biljana Plavshiç u dënua me 11vjet heqje lirie nga na e Gjyqit të Hagës.

 

28 Shkurt

Kryeministri liberal Çek Vaclav Klaus u zgjodh president i shtetit. Ai erdhi ne vend të Vaclav Havel-it.

 

28 Shkurt

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) u pajtua me tekstin e “Marrëveshjes Kornizë për Kontrollin e Duhanit” e cila mban cilësinë e marrëveshjes ndërkomëtare, e para e kësaj lëmie.

 

 

M a r s ___________________________________

 

1 Mars

Halid Shejh Mohammed, njeriu i tretë i El-Kaidës i njohur si ''truri'' i sulmeve të 11 Shtatorit 2001, u arrestua në Islamabad.

 

7 Mars

Parlamenti i Unionit Sërbi-Mal i Zi zgjodhi Svetozar Maroviç'in si president të pare të saj.

 

12 Mars

Kryeministri sërb Zoran Xhinxhiç, humbi jetën si rezultat i atentatit para ndërtesës së qeverisë në Beograd.Xhinxhiç ishte 50 vjecar. Pas vrasjes së tij u shpall gjendje e jashtëzakonshme e cila ygjati 42 ditë. Gjatë kësaj periudhe filloi një luftë e pa pare kundër mafias sërbe.

 

12 Mars

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), për shkak të  sëmundjes SARS botoi një njoftim ndërkombëtarë. SARS-i u paraqit në 30 shtete. Me  5 Korrik u morr nën kontroll. Nga SARS-I u infektuan mbi 9 mijë veta dhe mbi 900 veta humbën jetën.

 

15 Mars

Presidenti kinez Jiang Zemin ia dorëzoi vendin pasardhësit të tij Hu Jintao.

 

15 Mars

Gjenerali rrebel François Bozize i cili morri kontrollin e Bungu-s, kryeqytet i Republikës  së Afrikës së Mesme, shpalli veten president shteti dhe formoi qeverinë  e përkohshme.

 

17 Mars

Presidenti amerikan George Bush me 16 Mars  në ishujt Azor u takua me kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair dhe atë të Spanjës Jose Maria Aznar prej ku i dha ultimatum Saddam Husejinit dhe djemve të tij që brenda 48 orëve të lëshojnë Irakun.

 

17 Mars

Drejtësia  spanjole e shpalli si jo ligjore Batasuna-n, krahun politik të ETA-s. SHBA-të me 7 Mars futën Batasunan në listën e organizatave terroriste

 

20 Mars

Filloi lufta në Irak. Forcat amerikano-angleze  filluan të hyjnë në Irak nga jugu ndërsa aviacioni filloi të sulmonte Bagdatin.

Saddam Huseyin,nga televizioni kërkonte nga populli që tu kundërvihen sulmeve.

 

23 Mars

U mbajt referendumi per miratimin e kushtetutës dhe marrjen leje për organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. 90 % e votuesve votuan “pro”. Referendumi i kritikua ashpër nga organizata të ndryshme. Me këtë, në zgjedhjet e 5 Tetorit u legalizua pushteti i Ahmet Kadirovit, i mbështetur nga Rusia.

 

 

P r i l l ___________________________________

 

3 Prill

Qeveria kubaneze e Fidel Kastros filloi një fushatë të ashpër kundër opozitës me ç’rast 75 opozitarë u dënuan me dënime të ndryshme. KJo u kritkua ashpër nga e gjithë bota.

 

8 Prill

Bomba amerikane që goditi hotelin Palestina në Bagdat morri jetën e tre gazetarëve.

 

9 Prill

Bagdati kaloi në duart e forcave amerikane.

 

Me hyrjen a forcave amerikane në Bagdat filluan vjedhjet dhe gjendja doli jashtë kontrollit.

Irakianët me ndihmën e ushtarëve amerikan rrëzuan statujën e Sadamit, ndërsa populli mbi këtë statujë filloi të hedhte valle.

 

16 Prill

10 shtete, nënshkruan traktatin e ygjerimit me BE-në. BE, nga 1 Maji i vitit 2004 do të jeteë 25 anëtarëshe.

10 shtetet kandidate (Polonia, Hungaria, Çekia, Slovakia, Slovenia, Litva, Letonia, Estonia, Malta dhe Qiproja Greke) brenda një vitin votuan për hyrjen në BE.

 

30 Prill

''Harta e rrugës'' e Lindjes së Mesme sipas së cilës deri në vitin 2005 duhet të formohet shteti i pavarur palestinez zyrtarisht u botua. Palestinezët votuan menejëherë planin nd[rsa Iyraelitët pritën 25 Majin.

 

 

M a j ___________________________________

 

1 Maj

Presidenti Bush deklaroi se lufta në Irak ka mbaruar. Bush deklaroi : “Luftën e fituam, ndërsa beteja me terrorizmin do të vazhdojë”

 

7 Maj

Organizata Botërore e Tregëtisë, për shkak të mos heqjes dorë të BE për mos privilegjim taksash për eksportuesit amerikan i dha autorizim SHBA-ve të vendos sankcione tregtare në vlerë 4 miljard dollar në vit.

 

12 Maj

Në tre sulmet vetvrasëse në Rijad humbën jetën 35 veta ndërsa 200 të tjerë u lënduan.

 

Në sulmin vetvrasës në Znamenskoye, në veri-perëndim të Çeçenisë humbën jetën 60 veta dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Sulmin e morri përsipër Shamil Basajev.

 

SHBA e emëroi Paul Bremer'in ''prefekt'' në Irak.

 

16 Maj

Në qytetin Kasablanka të Marokos ndodhën shpërthime ku humbën 45 dhe u lënduan rreth 100 veta.

 

21 Maj

Tërmet me gradë 6.8 goditi Algjerinë. Tërmeti i cili goditi kryeqytetin dhe qytette përreth u mori jetën 2280 veta. Mbi 10 mijë veta u lënduan.

 

22 Maj

Këshilli i Sigurimit ë KB, hoqi sankcionet që ishin vënë para 13 viteve.

 

23 Maj

Një alpinist nga Nepali theu rekord duke u ngjitur në maje të Everestit për 12 orë e 45 minuta.

 

 

Q e r s h o r___________________________________

 

1-2 Qershor

Shtetet e G-8‘shit, në mbledhjet në Evian vendosën që të mirren masa më të rrepta kundër terrorimit.

 

1 Qershor

Penda më e madhe në botë e ndërtuar në Kinë dhe e emëruar ''Tri Grykat'' filloi të mbledh ujë.

 

2 Qershor

Instituti Austronautik Evropian, nga Kazakistani dërgoi anijen e parë kozmike në Mars.

 

6 Qershor

KB dhe qeveria Kamboçiane nënshkruan marrëveshje për themelimin e gjykatës e cila do të gjykojë udhëheqësit e ish-Kmerit të Kuq, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e mijëra vetave gjatë viteve 1975-1979.

 

9 Qershor

Koreja Veriore, për here të pare deklaroi se do të prodhojë armë bërthamore.

 

12 Qershor

U vendos për formimin e ‘forcave të reciprocacionit’ në kuadër të NATO-s.

 

29 Qershor

Katër organizata palestineze shpallën armëpushim të përkohshëm.

 

30 Qershor

U dënuan me vdekje 3 militanë të cilët në maj të vitit 2002 në Karaçi të Pakistanit kryen sulm terrorist dhe shkaktuan vdekjen e 14 personave.

 

 

K o r r i k___________________________________

 

1 Korrik

Këshilli Evropian, pranoi protokolin ku dënohet dënimi me vdekje edhe gjatë kohës së luftës.  Në përjashtim të Turqisë, Rusisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë, 41 shtetet tjera nënshkruan protokolin.

 

13 Korrik

Në Irak u formua Këshilli i Përkohshëm Administrativ. Detyra e këtij këshilli nën mbykryjen amerikane ishte të sigurojë  sigurinë, të gjallërojë ekonominë dhe të përshpejtojë periudhën e tranzicionit.

 

15 Korrik

Paramilitarët e djathtë ekstrem në Kolombi deklaruan se deri në fund të vitit 2005 do të lënë armët dhe do të bëjnë armëpushim.

 

17 Korrik

David Kelly në mënyrë misterioze bëri vetvrasje.Ai ishte specialist i armatimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe disa ditë më pare akuzoi qeverinë për egzagjerimin e raportit që kishte të bëj me armatimin e Irakut dhe i cili u përdor për ta legjitimuar luftën në Irak.

 

18 Korrik

Valery Giscard d'Estaing, draftin e Kushtetutës së BE ia dorëzoi kryetarit të rradhës së BE, Italisë.

 

22 Korrik

Djemtë e Saddam Husejinit Udaj dhe Kusaj u vranë në Musull nga ana e ushtarëve amerikan.

 

31 Korrik

Gjyqi i Hagës shqiptoi dënimin më të rëndë për mjekun serb Milomir Stakiç. Ai u dënua me burg të përjetshëm me akuzë kryerje krim kundër njerëzisë.

 

 

G u s h t ___________________________________

 

1 Gusht

Belgjika pezulloi ligjin sipas së cilit mund të ngritej padi kundër udhëheqësve të huaj që kanë kryer krime lufte.

 

2 Gusht

Nxehtësi e paparë në Evropë. Në shumë shtete evropiane shumë njerëy humbën jetën nga i nxehti.Vetëm në Francë, gjatë muajit Gusht nga i nxehti vdiqën rreth 15 mijë veta.

 

5 Gusht

Në një sulm të kryer në një hotel amerikan në Xhakartë të Indonezisë humbën jetën 12 veta, ndërsa 150 u lënduan. Për sulmin u akuzua Xhemijeti Islam, e cila supozohet të ketë lidhje me El Kaiden.

 

11 Gusht

Presidenti Liberian Charles Taylor lëshoi pushtetin dhe iki në Nigjeri. Lufta civile mbaroi me nënshkrimin e marrëveshjes me 18 Gusht.

 

11 Gusht

NATO, morri përsipër udhëheqësinë e Forcave Ndërkombëtare në Afganistan. NATO, që nga viti 1954 për herë të parë morri detyrë jashtë Evropës.

 

14 Gusht

Në Amerikën Veriore, për shkak të një problemi në rrjetin elektrik, 50 milion njerëz gjatë 29 orëve mbetën pa korrent.

 

19 Gusht

Në shpërthimin që ndodhi para ndërtesës së KB në Bagdat, humbën jetën 22 veta, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesi i KB Sergio Vieira de Mello. Përgjegjësinë për këtë sulm e morrën simpatizuesit e  Saddamit.

 

19 Gusht

Shërthim në një autobus në perëndim të Jerusalemit. Në këtë sulm vetvrasës humbën jetën 23 veta. Pas dy ditësh, Izraeli u hakmorr duke vrarë njërin nga udhëheqësit e Hamasit Ismail Ebush-Shanabin. Një ditë më vonë, Hamasi dhe Xhihadi Islam deklaruan se i japin fund armëpushimit.

 

22 Gusht

Në bazën auronautike Alcanttara në Brazil shpërtheu një raketë dhe humbën jetën 21 veta, të gjithë civil.

 

28 Gusht

Udhëheqja e Koresë Veriore, gjatë bisedimeve në Peking u kërcënua se do të bëj provë bërthamore.

 

29 Gusht

Në qytetin Nexhef të Irakut, në shpërthimin që ndodhi në dalje të namazit të xhumasë humbën jetën 83 veta, mess ë cilëve edhe lideri Shiit Ajetullah Bakër el Hekim.

 

 

S h t a t o r___________________________________

 

3 Shtator

Pas betimit filloi me punë Këshilli i Përkohshëm Administrativ i Irakut.

 

Polonia, morri përsipër përgjegjësinë e 5 zonave në Irak.

 

6 Shtator

Kryeministri Palestinez Mahmut Abbas, dha dorëheqje pas mosmarrëveshjeve me Jaser Arafatin. Pas 4 ditëve, Ahmet Kurej pranoi të formojë kabinetin e ri.

 

9 Shtator

Bishopia e Bostonit, nënshkruajti marrëveshjen që tu paguaj 85 milion dollar kompenzim viktimave të klerikëve sunbjanist.  Me  marrëveshjen u rrëzuan 500 padi kundër kësaj bishopie.

 

10 Shtator

Imam Samudra, i akuzuar si truri i sulmeve në Tetor të 2003-shit në Bali ku humbën jetën 202 veta u dënua me vdekje nga ana e drejtësisë Indoneziane.

 

10 Shtator

Ministrja e Jashtme Suedeze Anna Lindh, u sulmua me thikë në Stockholm, dhe në mëngjesin e ditës së nesërme ndërroi jetë në spital.

 

11 Shtator

Izraeli, e pranoi si ''princip themorë'' çlirimin nga Arafati.

 

12 Shtator

OKB, hoqi sankcionet ndaj Libisë të cilat i ishin vënë në vitin 1992.

 

17 Shtator

Kryetari i borsës së New York-ut Dick Grasso, pas skandalit në lidhje me rrogën e tij në vlerë 140 milion dollarë, dha dorëheqje.

 

 

T e t o r___________________________________

 

1 Tetor

Qeveria Izraelite i dha leje vazhdimit të ndërtimit të murit të sigurisë në rripin perëndimor. Muri ishte kritikuar nga ana e SHBA-vendërsa Këshilli i Përgjithshëm i KB e kishte dënuar. Këshilli i Përgjithshëm i KB kërkoi ndalimin e ndërtimit të murit.

 

2 Tetor

Ekipi vëzhgues në Irak që punon në llogari të CIA-s dorëzoi raportin e parë, ku theksohet se në Irak nuk është vërejtur armë bërthamore. Kryetari i Grupit David Kay, gjithashtu theksoi se nuk është gjetur as ndonjë dokument që vërteton marrëveshjen e 5 Tetorit mes Irakut dhe El Kaides për armë bërthamore.

 

Çmimin e Nobelit për Letërsi për vitin 2003 e fitoi shkrimtari i Afrikës Jugore John Maxwell Coetzee.

 

3 Tetor

Koreja Veriore deklaroi se i ka tejkaluar të gjitha pengesat teknike për prodhimin e bombave atomike dhe sa ka në dispozicion material sa për të prodhuar 6 bomba të tilla.

 

4 Tetor

Shpërthime në Hajfa. Vdesin 22 persona. Përgjegjësinë e merr Xhihadi Islamik.

 

5 Tetor

Izraeli, për herë të parë pas vitit 1974 sulmoi tokat Siriane. Sulmi u krye kundër një baze të Xhihadit Islamik, organizatë kjo që morri përsipër sulmin e 4 Tetorit  në Hajfa ku humbën jetën 22 veta.

 

Lideri Palestinez Jaser Arafat, shpalli gjendje të jashtë zakonshme dhe formoi kabinetin e jashtëzakonshëm, në krye të së cilës vendosi Ahmed Kurejin.

 

7 Tetor

Arnold Schwarzenegger u zgjodh prefekt i Kalifornisë.

 

10 Tetor

Çmimin Nobel 2003 për paqë e fitoi jurisja Iraniane  Shirin Ebadi.

 

12 Tetor

Michael Schumacher, fitoi për të 6-tën herë garën Formula 1.

 

15 Tetor

Kina dërgoi Yang Liwei'jin në gjithësi dhe pas ish-BRSS-së dhe SHBA-ve u bë shteti i tretë në botë që dërgon njeri në gjithësi me mundësitë e veta.

 

Në zgjedhjet presidencila enë Azerbajxhan fitoi djali i presdentit Hajdar Alievit, Ilham Aliev.

 

16 Tetor

KB pranoi vendimin për themelimin e një force shumëkombëshe në Irak.

 

17 Tetor

Presidenti Bolivian Gonzalo Sanchez de Lozada, pas protestave 1 mujore të popullit dha dorëheqje. Në trazira humbën jetën 80 veta.

 

21 Tetor

Irani pranoi nënshkrimin dhe votimin e protokolit shtesë të Marrëveshjes për Pengimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) me të cilin i jepet leje kontrolleve të rrepta dhe të pa paralajmëruara.

 

24 Tetor

Avioni i parë supersonik Concorde, bëri udhëtimin e tij të fundit në histori. Ai u ngrit nga aeroporti JF Kennedy i New Yorkut dhe zbriti në aeroportin Heathrow. Ky tip avioni kishte një vend të rëndësishëm në historinë e aviacionit që nga viti 1976.

 

24 Tetor

Në konferencën për riorganizimin e Irakut të mbajtur në Madrid, shtetet e ndryshme premtuan 33 miliardë dollarë donacione.

 

25 Tetor

U arrestua Kryetari i Kompanisë më të madhe Ruse të Naftës Yukos, Mihail Kodorkovski.

 

N ë n t o r  ___________________________________

 

3 Nëntor

Zjarri që ka filluar më 21 Tetor në jug të  Kalifornisë, u morr nën control pas intervenimit të 15 mijë zjarrëfikësve. Zjarret shkaktuan vdekjen e 22 personave, djegjen e 300 mijë hektarëve  si dhe djegjen dhe dëmtimin e 3500 shtëpive.

 

11 Nëntor

Senati amerikan pranoi vendimin për zbatimin e sankcioneve ekonomike dhe diplomatike kundër Sirisë.

 

12 Nëntor

Në sulmin vetvrasës në qytetin Irakian Nasirije humbën jetën 28 veta, nga të cilët 19 ushtarë amerikan. Përgjegjësinë për këtë sulm e morri El Kaide.

 

15 Nëntor

Administratori civil i SHBA-ve në Irak Paul Bremer dhe Këshilli i Përkohshëm Qeveritar Irakian, u pajtuan që para Qershorit të vitit 2004 pushteti të kalojë në duart e irakianëve.

 

18-21 Nëntor

Bush vizitoi Londrën. Ai është presidenti i parë amerikan që viziton Anglinë që nga viti 1918. Me 20 Nëntor, mbi 100 mijë veta protestuan kundër Bushit.

 

23 Nëntor

Presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevardnadze u detyrua të jape dorëheqje pasi zgjedhjet e 2 Nëntorit u kontestuan.

 

26 Nëntor

Për herë të parë pas 14 viteve u shpall armëpushim në zonën e Keshmirit. Në këtë zonë vazhdimish ka përleshje mes Pakistanit dhe Indisë.

 

27 Nëntor

Presidenti amerikan Bush, me rastin e Ditës së Falënderimit u bëri një vizitë forcave amerikane në Bagdat.

 

29 Nëntor

Në një shpërthim në Irak humbën jetën 7 persona të Shërbimit Informativ Spanjol.

 

 

D h je t o r___________________________________

 

1 Dhjetor

Plani alternativ i Paqes në Lindjen e Mesme, i përgatitur nga opozita Izraelite dhe autoritetet Palestineze, u prezentua në Gjenevë.

 

1-12 Dhjetor

Samiti klimës me temë Marrëveshja e Kjotos u mbajt në qytetin Milano të Italisë. Bashkësia Ndërkombëtare, theksoi edhe një herë besnikërinë ndaj protokolit të Kjotos.

 

3 Dhjetor

Gjyqi i KB, dënoi me burgim të përjetshëm dy drejtorë të dy organizatave mediatike në lidhje me masakrat e vitit 1994 në Ruandë, ku humbën jetën 500 mijë persona.

 

7 Dhjetor

Në zgjedhjet për Dhomën e Poshtme të Parlamentit Rus - Duma, me diferencë të dukshme fitoi Partia e Rusisë së Bashkuar e përkrahur nga presidenti Vladimir Putin.

 

9 Dhjetor

Kabineti i Kryeministrit Japonez Zhuniçiro Koizumi, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, i dha leje dërgimit të një numri kaq të madh të forcave për qëllime humanitare jashtë Japonisë.

 

12 Dhjetor

U lajmërua për vdekjrn e ish-presidentit Azerbejxhanas, Hajdar Alijev.

 

Në Kanada pas 10 vjetëve ndryshim në krye të Qeverisë. Kryeministri 10 vjeçar Jean Chretien, i len detyrën Paul Martin-it.

 

13 Dhjetor

Lideri i rrëzuar Irakian Saddam Husejin, u kap nga anae ushtarëve amerikan në veri të Irakut.

 

Samiti i BE kushtuar kushtetutës, mbaroi pa sukses.

 

14 Dhjetor

U mbajtën zgjedhje parlamentare në Republikën Turke të Qipros Veriore.

 

Atentat Presidentit Pakistanez Pervez Musherref.

 

18 Dhjetor

Irani nënshkroi protokolin shtesë të Marrëveshjes për Pengimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) me të cilin i jepet leje kontrolleve të rrepta dhe të pa paralajmëruara.

 

19 Dhjetor

Libia, deklaroi se do të shpartalloj programin për prodhimin e armëve për zhdukje masive.

 

22 Dhjetor

Ministri i Jashtëm Egjiptian Ahmed Mahir, gjatë vizitës në Izrael u sulmua nga një grup palestinezësh.

 

22 Dhjetor

Në tërmetin me gradë 6.5 sipas Richterit që dridhi provincën Kalifornia të SHBA-ve, humbën jetën 3 ndërsa mbi 80 shtëpi u dëmtuan.

 

25 Dhjetor

Në shpërthimin një një fushe gazi natyral në qytetin Congking në jug-lindje të Kinës humbën jetën 190 persona.

 

25 Dhjetor

Presidenti Pakistanez Pervez Musherref, shpëtoi edhe nga atentati i dytë brenda 11 ditëve.

 

25 Dhjetor

U rrëzua avioni që u nis nga Cotonou, kryeqyteti tregtarë i shtetit të Afrikës Përendimore, Beninit, i cili ishte nisur për kryeqytetin Libanez, Bejrut. Avioni u rrëzua menjëherë pas fluturimit dhe humbën jetën  90 pasagjerë.

 

26 Dhjetor

Tërmet me fuqi 6.3 ndodhi në provincën jug-lindore të Iranit, Kirman.

a n k e t a
Pėr cilėn parti do tė votoni nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
BDI
PDSH
PPD
BDSH
BDK
Tjetėr
Abstenoj
 

Rezultatet
Anketat tjera
InfoSystem
f o r u m i
A jeni per zgjedhje te parakohshme?
Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia mbetet jashte. Cka mendoni?
Albeu Toolbar:
07 Prill: Shtohen video.albeu.com ne Toolbar
6 Shkurt: Shtohet ora nė Toolbar
25 Janar: Lajmet flash nė kompjuterin tuaj
nga lexuesit

Warning: date() expects parameter 2 to be long, string given in /home/albeuco/public_html/shtolajme/inc/shows.inc.php on line 669
Kosova, Abkazia dhe Osetia Jugore!
Edhe nje paturpesi e Carla Del Pontes!
Letër dërguar drejtuesve më të lartë nga Avni Koldashi
Mos debatoni per”fshisa” kur ka ”lisa”